Breaking News
Home / Lajme / Apel Diasporës Shqiptare, kërkojmë mobilizimin sa më të madh, të regjistroheni si votues

Apel Diasporës Shqiptare, kërkojmë mobilizimin sa më të madh, të regjistroheni si votues

E nderuara Mërgata shqiptare !
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë që do të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti pa dyshim se roli i mërgatës tonë është fuqi dhe vlerë është e pakontestueshëm.

Mërgata shqiptare,ishte dhe do të mbetet baza e  lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenie të shqiptarëve.

Ishit ju ata që sensibilizuat botën për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në trojet e tyre etnike dhe që pastaj nëpër faza të ndryshme të organizimit arritët deri në pikën e organizimit të luftës së armatosur. Mërgata jonë edhe sot vazhdon ta luajë një rol shumë të madh për vendin tonë si në aspektin ekonomik ashtu edhe në aspekte të tjera. Diaspora jonë  është ambasadori më i mire gjithandej nëpër botë
Të nderuar vëllezër bashkëatdhetar kërkojmë mobilizimin sa më të madhë tuajin që deri ditën e Premte (11.11.2016) të regjistroheni si votues në faqen zyrtare www.sec.mk 

Për regjistrim mjaftonë vetëm të plotësoni formularin online.Për cdo paqartësi na kontaktoni.

Me respekt Shtabi Elektoral i Diasporës

 

 

1,867 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Kosova e Cyrihut, në Gjakovë për miqësore me Vllaznimin e Agim Canës

E Premte, me 8 Shkurt 2019 Klubi më i suksesshëm shqiptar në Zvicrës, FC Kosova …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: