Breaking News
Home / Lajme / BDI i konfirmoi listat e kandidatëve për deputetë

BDI i konfirmoi listat e kandidatëve për deputetë

Shkup, 10 Nëntor 2016
Këshilli i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) sot e miratoi unanimisht propozimin e Kryesisë qendrore për listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Lideri i partisë Ali Ahmeti do të jetë bartës i listës së kandidatëve në Njësinë e gjashtë zgjedhore (NJZ). Në NJZ 1 bartës është Artan Grubi, në të dytën Ejup Halimi. Në NJZ 3 bartës është nafi Durmishi, në të kartërën Artin Spahiu, në të pestën Agim Shaqiri, ndërsa në të shtatën Xhevdet Spahiu
Siç njoftojnë nga BDI-ja, Ahmeti e ka përshëndetur vendimin e këshillit dhe është shprehur optimist për punën që këta kandidatë do të bëjnë gjatë fushatës dhe si deputetë të ardhshëm të Parlamentit të vendit. /Radio Vala

2,447 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Karateistet Alma Pollozhani, Drenusha dhe Diellza Sejdijaj në emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër

Grenchen, me 27 Janar 2020 Për herë të parë në emisionin javor Sporti Shqiptar në …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: