Breaking News
Home / Lajme / KSHZ: Nga e hëna fillon fushata zgjedhore

KSHZ: Nga e hëna fillon fushata zgjedhore

Shkup, 16 Nëntor 2016
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të caktuara për më 11 dhjetor të këtij viti do të fillojë më 21 nëntor, kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Nga KSHZ-ja përkujtojnë se nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në fillim të fushatës zgjedhore, radiodifuzerët dhe mediat e shtypit nuk guxojnë të emetojnë, gjegjësisht të publikojnë reklama të paguara politike.
“Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në përfundimin e tyre, radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (internet portalet) nuk guxojnë të emetojnë, gjegjësisht të publikojnë reklama të financuara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, nga buxheti i komunave dhe të qytetit të Shkupit dhe të gjithë personave tjerë të cilët me ligj u besohet kryerja e autorizimeve publike”, theksohet në kumtesën e KSHZ-së.
Për shkelësit e këtyre dispozitave, Komisioni shtetëror zgjedhor do të iniciojë procedura adekuate në pajtim me kompetencat e tij. Vlera e gjobave për kundërvajtje tjera përcaktohen në nenin 181 dhe 182 nga Kodi zgjedhor. /Radio Vala

4,484 total views, 10 views today

About RV2

Check Also

FC Iliria për herë të dytë e fiton Kupën e Solothurn-it në Futboll (Foto)

Zhuchwill (SO), me 30 Maj 2019 FC Iliria për herë të dytë në historinë e …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: