Breaking News
Home / Lajme / ITSHKSH boton tri vepra me rastin e përvjetorit të Institutit dhe 108 vjetorit të Kongresit të Manastirit

ITSHKSH boton tri vepra me rastin e përvjetorit të Institutit dhe 108 vjetorit të Kongresit të Manastirit

Shkup, 21 Nëntor 2016
Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, me rastin e nëntë vjetorit të Institutit, 108 vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe 200 vjetorit të protestanizmit tek shqiptarët, ITSHKSH në bashkëpunim me Institutin e studimeve protestante dhe shqiptare, botoi tri vepra të rëndësishme:”Gjerasimi: predikues, iluminist, rilindës”, të autorit Xhon Kuandrud, “Pengu i kaçakëve” të autorit Gjerasim Qiriazi dhe “Jeta ime të autores”, Sevasti Qiriazi – Dako.
Në fjalën e tij drejtori i ITSHKSH-së, Skender Hasani në fjalën e tij u shpreh se promovimi i këtyre veprave nuk është promovim i zakonshëm librash.

“Nuk është promovim i zakonshëm por është një histori e arsimit shqiptar dhe i Rilindjes Kombëtare, duke filluar me hapjen e Shkollës së vashave, para 125 viteve dhe Kongresin e Manastirit, e sidomos në periudhat më të rëndësishme për popullin shqiptar dhe zbardhjen e të vërtetës mbi gjenocidin ndaj shqiptarëve nga fqinjët, serbët dhe grekët dhe sidomos në Konferencën e Versajës, në të cilën Sevasti Qiriazi ishte promotore e ndërlidhjes së çështjes shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Hasani.

Para të pranishmëve u drejtua edhe drejtori i Institutit të Studimeve Shqiptare dhe Protestante në Tiranë, David Hosoflok dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka.

Veprat e botuara iu dhuruan bibliotekave të institucioneve arsimore e institucioneve tjera në Maqedoni si dhe shkollave të mesme në Maqedoni. /Radio Vala

918 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Karateistet Alma Pollozhani, Drenusha dhe Diellza Sejdijaj në emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër

Grenchen, me 27 Janar 2020 Për herë të parë në emisionin javor Sporti Shqiptar në …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: