Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / U inaugurua konvikti i Fondacionit “Ilksav”, në qytetin e Gostivarit

U inaugurua konvikti i Fondacionit “Ilksav”, në qytetin e Gostivarit

Gostivar, me 21 nëntor – 2016

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevza Bejta mori pjesë në hapjen solemne të konviktit për nxënësit dhe studentët që u hap në qytetin e Gostivarit nga Qendra për Dituri, Kulturë dhe Art “Ilksav”.

Në prani të drejtuesve vendas dhe koordinatori për Ballkan të “Ilksavit”, kryetari Bejta theksoi që komuna e Gostivarit vazhdimisht ka mbështetur iniciativa të tilla që shkojnë në dobi të rinisë.

Në konvikt, shtoi Bejta, do të qëndrojnë nxënës dhe studentë nga qytetet e tjera, të cilëve do tu sigurohet qëndrim dhe ushqim pa pagesë, dhe mbi gjitha do tu mundësohet ndjekja e kurseve të ndryshme siç është lënda nga matematika apo gjuha angleze.

“Më lejoni të përshëndes themeluesin e “Ilksavit”, në Maqedoni zotëri Qemal Zhupanin, po ashtu me kënaqësi shpirtërore përshëndes koordinatorin për Ballkanin, zotëri Faruk Hoxha. Kur më vizituan në Komunë po sa e mora mandatit, ma shprehën dëshirën dhe vullnetin e tyre që në qytetin e Gostivarit të ndërtojnë një konvikt të bukur. I prita me një kënaqësi të madhe. U thash se Gostivarit i takon një konvikt nga Fondacioni për Dituri, Kulturë dhe Art, për shkak se Gostivari është një nga pesë qytetet më të mëdha në Maqedoni dhe qytetarët e Gostivarit janë të mrekullueshëm. Kanë një kulturë të veçantë në veten e tyre, e duan fenë, diturinë, kulturën dhe artin. Ia nisëm punës. Si kryetar Komune kam dhënë me mijëra leje, por kjo leje është e veçantë sepse është ndërtuar një objekt shumë i bukur dhe ka zbukuruar lagjen e re. Është afër Xhamisë dhe këtu do të edukohen fëmijët e Gostivarit, dhe kjo do të bëhet pa pagesë”, tha mes tjerash kryetari Bejta, i cili mori mirënjohje nga drejtuesit e Fondacionit për mbështetjen e dhënë në ndërtimin e objektit, i cili posedon shumë hapësira, duke filluar nga dhomat e gjumit, kuzhina, këndi i lojërave, biblioteka, faltorja dhe hapësira të tjera të nevojshme për edukimin e nxënësve. /Radio Vala21_11_2016_konvikti_gostivar 21_11_2016_konvikti_gv 21_11_2016_konvikti_gv2 21_11_2016_konvikti_gv1

1,735 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria për herë të dytë e fiton Kupën e Solothurn-it në Futboll (Foto)

Zhuchwill (SO), me 30 Maj 2019 FC Iliria për herë të dytë në historinë e …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: