Breaking News
Home / Lajme / BDI e promovoi programin zgjedhor në Shkup

BDI e promovoi programin zgjedhor në Shkup

Shkup, 22 Nëntor 2016
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot në Shkup e promovoi programin zgjedhor, i cili, siç tha lideri i partisë Ali Ahmeti, përmban masa për katër vitet e ardhshme gjegjësisht nga viti 2016 deri më 2020.
“Programi është hartuar dhe ka përgjegjësi, jam i sigurt dhe besoj se ne mundemi ta realizojmë dhe për këtë në faqen e internetit të BDI-së dhamë mundësi të propozohen sugjerime për atë që nuk e kemi arritur. Nga ky program nuk fitojnë vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët në Maqedoni”, theksoi Ahmeti.
Në program, tha si, është mbledhur energjia e intelektualëve dhe ekspertëve të cilët janë të dëshmuar me punën e tyre.
Në katër vitet e ardhshme asnjë familje shqiptare të mos mbetet pa një të punësuar, është një ndër qëllimet e pjesës ekonomike nga programi, porositi shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri.
Sipas tij, në vitet e kaluara falë politikave të BDI-së, janë hapur tre zona të lira ekonomike në Tetovë, Kërçovë dhe Strugë, të cilat kanë sjellur tre kompani në mesin e të cilave në Tetovë “Lear”, kompaninë amerikane “KSS” në Kërçovë, dhe kompaninë e cila ka filluar me 800 të punësuar në Ohër, ndërsa tani hap kapacitet për 1.5000 të punësuar në Strugë.
“Si rezultat i politikave të BDI-së, Maqedonia është në top 10-të vendet ku mund të bëhet biznes”, theksoi Neziri. Informoi se programi ka mbi 200 faqe, ndërsa e kanë përgatitur mbi 117 intelektualë.
Bartësi i listës së kandidatëve në NJZ 1 Artan Grubi prositi se BDI do t’i zbatojë të gjitha rekomandimet nga Komisioni Evropian. Në Program në fushën e sundimit të së drejtës të gjitha rekomandimet janë përfshirë në planin dhe së bashku me rekonadimet e Marrëveshjes së Ohrit të zbatohen në mandatin e ardhshëm. Sipas tij, sundimi i së drejtës do të jetë transparent në pajtim me të gjitha rekomandimet e dhëna. Lidhur me integrimin, Grubi tha se BDI nuk njeh alternativë tjetër përveç integrimit në BE dhe NATO.
Xhevat Ademi theksoi se prioritet i BDI-së në katër vitet e ardhshme do të jetë dygjuhësia, gjegjësisht përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe. Dygjuhësia sipas tij është e mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe, siç tha, jo vetëm për komunikim por edhe për dimensionin ekonomik sepse faktor dominant në rajon është tregu shqiptar dhe kosovar. Në mandatin e ardhshëm përveç ligjit për dygjuhësi, Ademi tha se do të sjellin edhe ligj për formimin e institucioneve që do të jetë mekanizëm për mbrojtjen e gjuhës shqipe. /Radio Vala

824 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

FC Iliria për herë të dytë e fiton Kupën e Solothurn-it në Futboll (Foto)

Zhuchwill (SO), me 30 Maj 2019 FC Iliria për herë të dytë në historinë e …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: