Breaking News
Home / Arsim / Ligjeruesi i UT-së Arianit Reka mbron me sukses disertacionin e doktoraturës

Ligjeruesi i UT-së Arianit Reka mbron me sukses disertacionin e doktoraturës

Shkup, me 23 Nëntor 2016

Nē Fakultetin Teknologjiko-Metalurgjik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Arianit Reka, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore dhe Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, me sukses mbrojti disertacionin e doktoraturës me temë “Sinteza dhe karakterizimi i qeramikës poroze të bazuar në SiO2 të fituar nga dijatomej me përdorim të teknologjisë hidrotermale në temperaturë të ulët”, transmeton Radio Vala.

Kontributi shkencor i disertacionit të doktoraturës është në lëminë e teknologjisë inorganike në fitimin e qeramikës së lehtë dhe poroze në bazë të teknologjisë hidrotermale, teknologji kjo që prodhon produkte – material refraktare, materiale termo-izoluese dhe materiale ndërtimore, gjatë së cilës kursimi i energjisë është i jashtëzakonshëm në krahasim me teknologjinë klasike që zhvillohet në temperatura të larta.

Komisioni në përbërje Prof. Dr. Blagoj Pavlovski (kryetar), Prof. Dr. Todor Anovski (mentor), Prof. Dr. Kiril Lisickov (anëtar), Prof. Dr. Slobodan Bogoevski (anëtar) dhe Prof. Dr. Vojo Mircovski (anëtar i jashtëm) vlerësoi lartë kontributin shekncor të kandidatit dhe punimet shkencore të publikuara në suaza të disertaconit dhe solli vendim se kandidati mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës.

Kasam Selimi /Radio Vala
23_11_2016_arianit_reka

23_11_2016_arianit_reka_1

2,040 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria për herë të dytë e fiton Kupën e Solothurn-it në Futboll (Foto)

Zhuchwill (SO), me 30 Maj 2019 FC Iliria për herë të dytë në historinë e …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: