Breaking News
Home / Lajme / Lutfiu Me hapjen e Universitetit “Nëna Terezë” BDI i përmbushi premtimet

Lutfiu Me hapjen e Universitetit “Nëna Terezë” BDI i përmbushi premtimet

Shkup, 23 Nëntor 2016
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu sot deklaroi se partia e tij, Bashkimi Demokratik për Integrim, me hapjen e Universitetit “Nëna Terezë” i realizon premtimet që ua ka dhënë votuesve të vet.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, ashtu siç premtuam për hapjen e universitetit të ri ‘Nënë Tereza’ në Shkup, i cili funksionon me pesë fakultete, kryesisht teknike duke siguruar 84 punësime të stafit akademik dhe me një Rektorat i cili ndodhet në qendër të qytetit me të gjitha kushtet e nevojshme për funksionimin e Universitetit, sot po premtojmë se politikat e Bashkimit Demokratik për Integrim në krye me Ali Ahmetin, po vazhdon rrugën e implementimit të këtij projekti gjigant dhe historik për shqiptarët e Maqedonisë. Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë të gjitha masat që nëpërmjet Ministrisë së Arsimit të bëjë rritjen e buxhetit për investimet kapitale nga viti në vit”, tha Lutfiu.
Informoi se për objektin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup është siguruar plani i detajuar urbanistik, po ashtu nga ana e universitetit është duke u përgatitur koncepti dhe plani i universitetit, në bazë të së cilit Ministria do të publikojë konkurs publik për zgjedhje më të mirë ideore, andaj nga viti i ardhshëm planifikohet ndërtimi i kampusit universitar i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. /Radio Vala

967 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria për herë të dytë e fiton Kupën e Solothurn-it në Futboll (Foto)

Zhuchwill (SO), me 30 Maj 2019 FC Iliria për herë të dytë në historinë e …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: