Breaking News
Home / Lajme / Neto rroga mesatare në shtator ishte 22.191 denarë

Neto rroga mesatare në shtator ishte 22.191 denarë

Shkup, 23 Nëntor 2016
Neto-rroga e paguar mesatare mujore për të punësuar, në shtator të këtij viti, paraqet 22.191 denarë dhe shënon rritje prej 0,8 për qind në krahasim me shtatorin e vitit të klauar, kumtoi Enti Shtetëror për Statistika.
Rritja e këtillë i referohet, para së gjithash, rritjes së neto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punëpsuqar në sketorët: Ndërtimtari për 8,7 për qind, bujqësi, pylltari dhe peshkim për 7,2 për qind dhe Informata dhe komunikim për 6 për qind.
Ulje të neto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sketorët: Xehtari dhe nxjerrje e gurëve për 3,4 për qind, Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit për 2,7 për qind dhe Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 2,4 për qind.
Bruto-rroga mesatare e paguar mujore për të punësuar në shtator të këtij viti paraqet 32.640 denarë dhe shënon rritje prej një për qind.
Në shtator të këtij viti, 1,2 për qind e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë rroga. /Radio Vala

1,839 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Karateistet Alma Pollozhani, Drenusha dhe Diellza Sejdijaj në emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër

Grenchen, me 27 Janar 2020 Për herë të parë në emisionin javor Sporti Shqiptar në …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: