Breaking News
Home / Lajme / Vajgëll: Nga zgjedhjet varet integrimi evropian dhe ai euroatlantik i Maqedonisë

Vajgëll: Nga zgjedhjet varet integrimi evropian dhe ai euroatlantik i Maqedonisë

Strasburg, 24 Nëntor 2016
Raportuesi për përparimin e Republikës së Maqedonisë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Ivo Vajgëll, mu para vizitës së nesërme në Maqedoni, shprehi optimizëm se zgjedhjet e caktuara për më 11 dhjetor do të jenë demokratike dhe transparente, që është kusht që vendi të vazhdojë rrugës drejt integrimit evropian dhe atij euroatlantik.
“Nuk kam arsye të mos besoj, se zgjehdjet do të jenë sipas rregullave, se do të jenë demokratike, transparente. Do të ketë, kuptohet, interesa të ndryshëm. Nuk mundet brenda natës të kalohet përtej dallimeve të cilat ekzistojnë në shoqërinë e Maqedonisë ndërmjet partive politike. megjithatë, unë besoj se përgatitjet afatgjate krijuan kushte për zgjedhje normale demokratike dhe unë dëshiroj të jetë ashtu, sepse nga kjo varet rruga e mëtutjeshme e Maqedonisë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, thotë Vajgëll.
Ai paralajmëroi se nesër në Shkup do të bisedojë me përfaqësues të të gjitha partive politike, do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë qytetare, ndërkaq do të ketë biseda edhe me prokuroren speciale Katica Janeva.
“Dëshiroj vetëm të porosis sërish, punuam gjatë në Marrëveshjen e Përzhinos dhe në realizimin e saj gradual. Mendoj se ajo është baza mbi të cilën duhet të ndërtohet ardhmëria në disa muajt në vijim. Këtë duhet ta kenë parasysh edhe votuesit se kujt do t’ia japin mandatin. Unë besoj se Maqedonia pas këtyre zgjedhjeve do të jetë më ndryshe se që është sot”, tha Vajgëll.
Ivo Vajgëll, konsideron se kjo vizitë në Maqedoni, si dhe paralajmërimi për vëzhgim të zgjehdjeve nga ana e eurodeputetëve, Parlamenti evropian edhe krahas krizës së brendshme që po e përjeton BE-ja, tregon se edhe më tej ka interes për vendin.
“Si raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, mund të them se me të vërtetë ekziston raport mjaft pozitiv ndaj Maqedonisë në Parlamentin Evropian. Në të vërtetë, dy vitet e fundit edhe problemet rreth gjetjes së gjuhës së përbashkët ndërmjet lojtarëve në politikën e Maqedonisë, sollën në plan të parë edhe disa tema kontraverse. Kontraverse, kur bëhet fjalë për interesin e Maqedonisë. Këtu posaçërisht, për fat të keq, luajtën rol aktiv kolegët grekë dhe disa bullgarë. Por, është fakt se disponimi pozitiv është karakteristikë, i tillë do të jetë edhe raporti ynë, të cilin do ta përpilojmë në javët dhe muajt në vijim. Ai do të përmbajë edhe porosi dhe rekomandim që t’i hapet rruga Maqedonisë në integrimet evropiane, nën kushtin që zgjedhejt dhe koha pas zgjerdhjeve të jenë në frymën evropiane, që do të thotë pranim i instrumenteve demokratike dhe aftësisë së dëshmuar për të jetuar sipas normave të demokracisë normale parlamentare”, tha Vajgëll.
Raportuesi i PE-së për Republikën e Maqedonisë nesër do të qëndrojë për vizitë njëditëshe në vend, së bashku me eurodeputetët Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan. /Radio Vala

814 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria për herë të dytë e fiton Kupën e Solothurn-it në Futboll (Foto)

Zhuchwill (SO), me 30 Maj 2019 FC Iliria për herë të dytë në historinë e …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: