Breaking News
Home / Lajme / Për zgjedhjet deri më tani janë akredituar 300 vëzhgues vendorë dhe 81 të huaj

Për zgjedhjet deri më tani janë akredituar 300 vëzhgues vendorë dhe 81 të huaj

Shkup, 25 Nëntor 2016
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deri më tani ka akredituar 300 vëzhgues vendorë dhe 81 të huaj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit. Më 6 dhjetor përfundon afati për paraqitje për vëzhgim të zgjedhjeve sipas Librit të afateve të KSHZ-së.
Sipas informatës nga ueb-faqja e KSHZ-së, tani për tani më së shumti vëzhgues vendorë – 144 ka akredituar Shoqata Qendra nacionale rome (QNR), Civil – Qendra për liri – 46, Qendra për mirëkuptim dhe bashkëpunim institucional – QMBI – 45 dhe OJQ Most – 15 vëzhgues.
Misioni për vëzhgim të zgjedhjeve OSBE/ODIHR ka 34 monitorë të akredituar dhe 30 përkthyes, Këshilli për diplomaci publike të Katalonisë – Diplokat 15 vëzhgues dhe gjashtë përkthyes, Komisioni për ankesa dhe kundërshtime zgjedhore i Republikës së Kosovës 10, Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Republikës së Koresë – shtatë vëzhgues, Ambasada e Republikës së Sllovakisë pesë vëzhgues, bashkëpunimi ndërkombëtar Jug Jug – tre, Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore – IFES – Zyra në Republikën e Maqedonisë, Ambasada e Zvicrës dhe Komisioni Qendror Zgjedhor i BeH-së nga dy vëzhgues dhe Ambasada e Republikës së Sllovenisë një vëzhgues. /Radio Vala

833 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Zvicër 16 me Samir Idrizin, trajner i FC Albania Zürich

Miq dhe dashamirë të emisionit Sporti Shqiptar në Zvicër, për shkak të përhapjes së virusit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: