Breaking News
Home / Lajme / Urimi i ministrit Lutfiu me rastin e Ditës së flamurit në manifestimin e organizuar nga komuna e Sarajit

Urimi i ministrit Lutfiu me rastin e Ditës së flamurit në manifestimin e organizuar nga komuna e Sarajit

Saraj, me 28 Nëntor 2016
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, me rastin e kremtimit të ditës së flamurit mori pjesë në manifestimin e organizuar nga komuna e Sarajit për hirë të 28 Nëntorit.
“Dita e Flamurit, 28 Nëntori është festë, që emocionon dhe bashkon shqiptarët më shumë se çdo gjë tjetër! Kjo ditë na bën një, pa ndoshta e sikur, pa dallime politike, krahinore e fetare, sepse jemi të vetëdijshëm se aty janë rrënjët e projektit kombëtar. Etërit e Pavarësisë janë disa, por Ismail Qemali, ky shqiptar vizionar është emblemë e të gjithëve, përmbyllës I projektit të Rilindjes Kombëtare. Ai dhe ata janë modeli se si në altarin e atdheut për interesat e tij sublime mund të sakrifikohet çdo ambicie personale e politike për të bërë shtet duke lënë pushtet, çdo ndarje krahinore, çdo dallim fetar e kulturor të vetëdijshëm që Kombi jonë i dashur është një, por ashtu siç u bë, vetëm me kontributin e të gjithëve, poashtu mund të prosperojë sot dhe në të ardhmen.” – tha Lutfiu.
Ministri gjithashtu shprehu nderimet me rastin e ditëlindjes së komandatit Adem Jashari.
“Po këtë ditë është edhe datëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sakrifikuan jetën e tyre për vendin tonë, dhe janë ngjarje që I dhanë shpirt historisë sonë.
Në këtë ditë të shënuar, përkulemi të gjithë atyre të cilët luftuan dhe sakrifikuan veten e tyre për larine dhe pavarësinë.“- shtoi Lutfiu. /Radio Vala

1,021 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

FC Iliria për herë të dytë e fiton Kupën e Solothurn-it në Futboll (Foto)

Zhuchwill (SO), me 30 Maj 2019 FC Iliria për herë të dytë në historinë e …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: