Breaking News
Home / Lajme / SASHK: Mirë që u tërhoq vendimi për orarin fiks të punës në kopshtet e fëmijëve

SASHK: Mirë që u tërhoq vendimi për orarin fiks të punës në kopshtet e fëmijëve

Shkup, 29 Nëntor 2016
Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Republikës së Maqedonisë (SASHK) sot e vlerësoi si të mirë vendimin për tërheqjen e njoftimit paraprak për vendosjen e orarit të punës fiks prej tetë orësh në institucionet për fëmijë.
Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov në konferencën e sotme për shtyp tha se kjo nuk është fitore e kryesisë së SASHK-ut, por mirënjohje për unitetin e treguar të anëtarësisë dhe për gatishmërinë që të gjithë së bashku t’i mbrojnë të drejtat e anëtarësisë.
Theksoi se SASHK-u ka ndërmarrë aktivitete me të cilat shpejt dhe në mënyrë efektive janë përballur me problemin me, siç tha, njoftimin e javës së kaluar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale drejtuar drejtorëve me kërkesë për vendosjen e orarit fiks të punës në institucionet për fëmijë, që është në kundërshtim me ligjin për mbrojtje të fëmijëve dhe marrëveshjes kolektive për mbrojtje të fëmijëve.
Ndaj akuzave të ministres Remenski se SASHK-u në vend që t’i mbrojë interesat e anëtarëve, punon për disa parti në pushtet dhe anëtarësinë e udhëzon në protesta, trazira dhe greva, Nedellkovski tha se SASHK-u absolutisht nuk punon për askënd dhe synon drejt asaj për çka është krijuar, nga parimi i mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të punëtorëve. /Radio Vala

2,225 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Zvicër 16 me Samir Idrizin, trajner i FC Albania Zürich

Miq dhe dashamirë të emisionit Sporti Shqiptar në Zvicër, për shkak të përhapjes së virusit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: