Breaking News
Home / Lajme / BDI, Konferencë për ekonominë: Mirëqenia e shqiptarëve, objektivi jonë kryesor

BDI, Konferencë për ekonominë: Mirëqenia e shqiptarëve, objektivi jonë kryesor

Shkup, me 4 Dhjetor 2016
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një Konference ekonomike promovoi një ndër shtyllat kryesore, atë të Zhvillimit dhe Barazisë Ekonomike dhe ndërlidhjen që ka kjo shtyllë me Përbetimet që ka dhënë BDI. z. Fatmir Besimi nga Sekretariati Ekonomik i BDI-së tha me këtë rast se BDI do të përforcojë agjendën e prioriteteve: duke fuqizuar më tej objektivin për avancimin e gjendjes ekonomike.

“Çështjet politike, marëdhëniet ndëretnike dhe integrimet euroatlantike do të vazhdojnë të jenë në agjendën prioritare të BDI-së, ndërsa në periudhën që vjen, theks të vecantë do të marrë avancimi i gjendjes ekonomike duke mundësuar një ekonomi më të zhvilluar dhe mundësi të barabarta. Kjo nënkupton zhvillim të barabartë rajonal, ndarje transparente dhe të drejtë të buxhetit, investime në infrastrukturë, më shumë investime nga vendi dhe të huaja, hapje të vendeve të reja të punës. Të gjitha këto për të krijuar një mirëqenie dhe standard më të lartë për çdo familje si dhe perspektivë për rininë në vendin tonë”, tha z. Besimi në Konferencën për Ekonominë të Bashkimit Demokratik për Integrim.
z. Besimi ndër tjerash përmendi edhe investimet në vijim, si ato infrastrukturore, autostrada Korridori 8 Shkup – Strugë që lidhet me Tiranën dhe Shkup – Bllacë që lidhet me Prishtinën, më shumë investime në zonat e Lira Ekonomike Tetovë, Kërcovë e Strugë dhe hapjen e zonave të reja në Likovë dhe Kumanovë.
Besimi më tej tha se procesi i filluar, dhe që po zhvillohet vite me radhë nuk ka si të ndalet, dhe përfundoi se projektet që i përmban programi i BDI-së, nuk paraqesin vetëm përmbledhje të premtimeve parazgjedhore por Zotime për realizimin e së cilave BDI është garant.
Në Konferencën e BDI-së për Ekonominë folën edhe z. Artan Grubi, bartës i njesisë 1, i cili foli rreth zotimit për barazi gjuhësore dhe përfitimet ekonomike që do t’i kenë shqiptarët nga ky zotim, si mundësi më të lehtë për punësim dhe mirëqenie ekonomike për popullatën. /Radio Vala

1,937 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria për herë të dytë e fiton Kupën e Solothurn-it në Futboll (Foto)

Zhuchwill (SO), me 30 Maj 2019 FC Iliria për herë të dytë në historinë e …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: