Breaking News
Home / Lajme / Departamenti i Diasporës BDI, thirrje për votë masive për kandidatin e vetëm shqiptar

Departamenti i Diasporës BDI, thirrje për votë masive për kandidatin e vetëm shqiptar

Një thirrje publike ka ardhur për votuesit e Maqedonisë në Diasporë, të cilëve u bëhet me dije se politika shqiptare në vend këtë herë ka vetëm një kandidat shqiptar i cili pretendon të bëhet përfaqësues i të gjithë shqiptarëve jashtë trojeve.

Xhevdet Spahiu është mundësia e shqiptarëve për të bërë që jo të gjithë deputetët e Diasporës të jenë maqedonë. Zoti Spahiu ka realizuar një fushatë pozitive dhe gjithëpërfshirëse me patriotët jashtë vendit. Duke kujtuar kontributin e lartë të Diasporës në arritjet e Maqedonisë dhe rajonit, ai i ka ftuar bashkëkombasit që të mos mungojnë në mundësinë për të votuar më 10 dhjetor në të mirë të shqiptarisë në Maqedoni.

Departamenti i Diasporës, që punon ngushtë me z. Spahiu, kujton rëndësinë historike që kanë këto zgjedhje për shqiptarët, ku diskutohet prania e mjaftueshme e faktorit politik shqiptar në vend, që do të ndikojë edhe në realizimin e vizionit të Diasporës për vendin dhe komunitetin shqiptar.

Diaspora e Maqedoniës voton më 10 dhjetor, një ditë përpara datës së zgjedhjeve të përgjithshme, zgedhje të cilat janë më shumë kombëtare se sa partiake. Zgjedhje ku shqiptarët do japin provimin e maturisë kombetare qe nenkupton bashkim dhe jo përçarje. /Radio Vala

8,435 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

FC Iliria për herë të dytë e fiton Kupën e Solothurn-it në Futboll (Foto)

Zhuchwill (SO), me 30 Maj 2019 FC Iliria për herë të dytë në historinë e …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: