Trübbach, me 4 Mars 2018
Shtatë gola janë shënuar në takimin miqësor midis ekipeve shqiptare, FC Bashkimit 99 dhe KF Labinotit, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.
Të parët kanë kaluar mysafirët në epërsi në minutën e 16-të. Vendasit e barazojnë rezultatin në minutën e 27-të. Ekipi i KF Labinotit pesë minuta para mbylljes së pjesë së parë të lojë shënuan dy gola dhe me rezultat 1:3 mbyllet pjesa e parë. Në pjesën e dytë vendasit shpejt e barazojnë rezultatin me golin në minutën e 50-të dhe 56-të. Ndeshja në fund i takoi KF Labinotit me golin e shënuar në çastet para përfundimit.
FC Bashkimi 99 dhe KF Labinoti garojnë në ligën e 5-të të Zvicrës Lindore.
@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch
9,163 total views, 2 views today