Breaking News
Home / Lajme / Bujar Lika: Jam shumë krenar për këtë ftesë të mbërritur në skuadrën kombëtare (Video)

Bujar Lika: Jam shumë krenar për këtë ftesë të mbërritur në skuadrën kombëtare (Video)

Tiranë, me 20 Mars 2018

“Krenarë që jemi në ekipin kombëtar, dhe do bëjmë maksimumin tonë”,- u shprehën ndër të tjerash edhe dy futbollistët e ekipit kombëtar të futbollit, dy lojtarët e rinj të grumbulluar për miqësoren me Norvegjinë, Herdi Prenga dhe Bujar Lika.

Bujar Lika që luan në radhët e Grasshopers theksoi se ftesa e trajnerit Panucci është një mundësi shumë e madhe që i ka ardhur: “Jam shumë shumë krenar për këtë ftesë të mbërritur në skuadrën kombëtare. Një diçka e tillë është një mundësi shumë e madhe për mua. Ëndrra e të gjithë lojtarëve është të luajnë me kombëtaren e futbollit. Unë kam zgjedhur vetë të luaj për këtë skuadër dhe tashmë më mbetet të jap maksimumin tim në stërvitje e fushë. Ambienti është shumë i mirë, disa futbollistë në këtë skuadër i njoh shumë mirë. Tani duhet të punojmë fort këto ditë, me seriozitet dhe angazhim për të dhënë më të mirën tonë”,- deklaroi Bujar Lika. Të dy futbollistët e grumbulluar së fundmi nga trajneri i ekipit kombëtar janë thërritur për herë të parë në këtë skuadër, në kuadër të miqësores me Norvegjinë.

Ekipi kombëtar do ti nisë seancat këtë të martë pasdite në orën 15.30, dhe trajneri sikundër është njoftuar do ta realizojë këtë seancë me dyer të hapura për median. Po kështu edhe seanca e ditës së enjte. Ndërkaq, të gjitha stërvitjet e tjera do të jenë me akses mediatic vetëm 15 minutat e para.

@K.Selimi @RadioVala @Albsport.ch

2,874 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Në miqësoren Gjermani –Rusi drejtësinë do ta ndaj gjyqtari shqiptar në Zvicër, Bekim Zogaj

  E Hënë, me 12 Nëntor 2018 Gjyqtari anësor më i mirë shqiptar në Zvicër, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: