Breaking News
Home / Lajme / Në Zvicër gjatë vjeshtës do të organizohet në ngjarje e madhe e sporteve luftarake

Në Zvicër gjatë vjeshtës do të organizohet në ngjarje e madhe e sporteve luftarake

Shkup/Bazel, me 21 Mars 2018

Shteti i Zvicrës shumë shpejt do të pasurohet edhe me një evitimet të madh të sporteve luftarake, por kësaj radhe me një koncept ndryshe nga të tjerët dhe me plot befasia. Bashkorganizator janë profesionist me një bagazh të madh në sportet luftarake, por edhe në organizime të tilla.

Të njëjtit janë dëshmuar me organizimet që kanë pasur në të kaluarën kurse tani kanë mbledh forcat për një spektakël që do organizohet ose në Bazel më 22 shtator 2018, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Bëhet fjalë për Valdet Bajramin i cili do të jetë edhe president, Urim Saiti dhe Avdyl Salihu. Evenimenti do të quhet “The Money Challenge” ku organizatorët përveç përballjeve prestigj, ka paraparë edhe  ndeshje për titull Evrope, ku në njërën do ndeshet kërçovari, Urim Saiti.

“Kemi biseduar shumë gjatë me Urimin dhe Avdylin për konceptin, madje kemi biseduar edhe për gjërat ma të thjeshta vetëm e vetëm që dalim të suksesshëm. Të gjithë kemi pas përvoja me organizime dhe të njëjtat i kemi paraqit në flet, ndërkohë që kemi futur në program disa gjëra që do jenë risi në evente dhe mendoj se të njëjtat do të pranohen shumë mirë edhe nga shikuesit. Nga tani e shoh se kemi mbështetje të madhe edhe nga sportistët, kështu që apeloj secili që mendon se mund të ngjitet në ringun tonë mund të na kontaktoj dhe në fund do të kënaqemi të gjithë me atë spektakël që do e organizojmë”, tha Bajrami.

Poashtu në program do ketë edhe një turnir nga tetë luftëtar në K1, ku do luftojnë për çmimin e madh prej 10.000 franka. Nga tani organizatorët kanë filluar edhe kontaktet e para me kikboksier dhe boksier të njohur shqiptar ku disa prej tyre madje janë pajtuar që të marrin pjesë, por momentalisht nuk dëshirojnë që emrat e tyre ti bëhen publike deri në momentin kur do gjinden dhe kundërshtarët e tyre. Me një fjalë shumë mirë është pritur ky eveniment tek sportistët dhe pritet një Mega spektakël i madh, ku do jetë edhe tradicional. Presidenti i “TMC”, Valdet Bajrami u shpreh shumë i gëzuar me këtë projekt të ri që do e realizoj me bashkëpunëtorët e tij, Urim Saiti dhe Avdyl Salihu dhe premtoj se puna e tyre do të shihet qysh në evenimentin e parë.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

3,699 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Në miqësoren Gjermani –Rusi drejtësinë do ta ndaj gjyqtari shqiptar në Zvicër, Bekim Zogaj

  E Hënë, me 12 Nëntor 2018 Gjyqtari anësor më i mirë shqiptar në Zvicër, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: