Breaking News
Home / Lajme / Besa fiton derbin kundër FC Rheineckut dhe ndjek kreun (Video)

Besa fiton derbin kundër FC Rheineckut dhe ndjek kreun (Video)

St.Gallen, me 8 Prill 2018

FC Besa e St.Gallenit ka regjistruar fitoren e dytë të rëndësishme në ligën e 3-të të Zvicrës Lindore, këtë Javë kundër konkurretëve FC Rheineckut, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

“Në derbin e javes në mes FC BESA-FC RHEINECK, i cili perfundoj me fitoren e djelmoshave të BESËS dhe ku u deshmua edhe njëherë kush është lideri. Nuk kishin kaluar as dhjetë minuta, portieri i Besës u ndeshku me karton të kuq dhe pritej që loja të ndryshonte, atëherë u pa kualiteti i lojtarve të Beses duke krijuar shumë situata për shenim dhe duke shënuar tre gola të bukur. Perkrahje e fuqishme ishin edhe shiquesit e shumtë të cilët kryesija e FC BESËS i falenderon nga zemra”, thuhet në Njoftimin e FC Besës së St. Gallenit që tani mban vendin e dytë me 27 pikë.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

 

Video:

Arbnor Morina und Sadin Sadikovic

5,223 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Gostivari pasurohet edhe me një akademi për portjer

Nga data 15.10.2018 (e Hënë) në Gostivar do të fillon me punë akademia për portjer të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: