Breaking News
Home / Lajme / Komisioni LIBE votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Komisioni LIBE votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Komiteti për Liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) që funksionon në kuadër të Parlamentit Evropian ka votuar sot pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Me 30 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenime,  Komisioni LIBE ka miratuar raportin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se kosovarët e meritojnë të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së.

“E di se sa e vështirë ka qenë dhe sa punë kanë bërë kosovarët që të arrijnë kriteret për liberalizim. Dëshiroj që ti ofroni mbështetje të plotë raportit pasi që Kosova e meriton të ketë lëvizje të lirë”, ka thënë Fajon.

Ndryshe, pas këtij votimi tani mandatohet Parlamenti Evropian dhe Këshilli për marrëveshje nder-institucionale për liberalizim.

Ndryshe, në pjesën e fundit të muajit korrik, Kosova mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Schengen, ndërsa votimi në LIBE i hapë rrugë votimeve në instancat tjera të BE-së./Telegrafi

428 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Angellovski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet me Letoninë dhe Slloveninë

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: