Breaking News
Home / Lajme / Arnold Gjergjaj nesër mbrëma ringjitet në Ring

Arnold Gjergjaj nesër mbrëma ringjitet në Ring

Pratteln, më 31 Korrik 2018

Boksieri Arnold Gjergjaj të shtunën në mbrëmje me 1 Shtator do të ringjitet në Ring, për ta zhvilluar ndeshjen e 33-të në karrierë, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Kundërshtari i gjakovarit, Gjergjaj është gjeorgjiani Gogita Gorgiladze. 33 vjeçari me banim në Zvicër, Arnold Gjergjaj peshon 107,6 kilogram dhe në karrierë ka zhvilluar 32 ndeshje, 30-të i ka me fitore dhe vetëm dy humbje.

Ndërkaq Gogita Gorgiladze është 25 vjeçar dhe ka 103.2 kilogram. Nga 65 ndeshje, 39-të i ka fitore dhe 26-të humbje.

Përballja Gjergjaj – Gorgiladze do të zhvillohet në Qendrën Kulturore dhe Sportive (Kuspo) në Pratteln të Baselit.

Gogita Gorgiladze është një boksier i njohur ndër publikun shqiptar, ai është përballur me Nuri Seferin me 22 Dhjetor, ndeshje të cilën e fitoi Tajsoni Shqiptar.

@Kasam Selimi @radiovala.com @albsport.ch

3,896 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Angellovski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet me Letoninë dhe Slloveninë

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: