Breaking News
Home / Lajme / Ahmeti: Referendumi do të jetë i suksesshëm

Ahmeti: Referendumi do të jetë i suksesshëm

Nuk ka Plan B për shqiptarët nëse referendumi dështon. Si politikan që e ka shumicën e votave shqiptare, Ali Ahmeti është i mendimit se për dështimin eventual të referendumit as nuk ka nevojë të flitet. Kreu i BDI-së është shumë i sigurt se ai do të kalojë, sepse kjo është kërkesë e vetë qytetarëve.

“Si politikan që e ka përkrahjen më të madhe të popullit shqiptar, cili është plani b nëse nuk ka sukses referendumi? Kah duhet të shkojnë shqiptarët.

Unë mendoj që nuk duhet të merremi me paragjykime, referendumi do të jetë i suksesshëm. Të gjithë shqiptarët presin anëtarësimin e vendit në BE. Të gjithë qytetarët e presin anëtarësimin e vendit në NATO. Të gjithë qytetarët presin stabilitet të qëndrueshëm në vend dhe në rajon dhe unë nuk dua të paragjykoj se referendumi do të dështojë por do të jetë i suksesshëm, sepse pikërisht është në shërbim të këtyre vlerave dhe pritjeve që i kanë qytetarët”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Ish-anëtari i Bundestagut gjerman, Rajnhold Robe është optimist për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën veri-atlantike. Ai tha se NATO nuk duhet parë si mjet luftarak për zgjidhje të problemeve.

“Këtë e them për t’i bindur skeptikët. NATO nuk është formuar për të bërë luftë. Nuk është formuar që në radhë të parë të gjejë mjete lufte për zgjidhjen e problemeve politike. NATO në radhë të parë është bashkësi vlerash të shteteve perëndimore”, u shpreh Rajnhold Robe, Ish-Anëtri i Bundestagut Gjerman.

Siguria është përfitimi më i madh që Maqedonia ka nga anëtarësimi në NATO. Jo vetëm mbrojtje nga konfliktet por edhe mbrojtje që vjen si ndihmë logjistike nga Aleanca, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. E kur një vend është i sigurt, atëherë ka më shumë investitorë dhe vende të reja të punës.

“Biznesi ik nga rreziku, që në momentin e parë. Kjo lidhet si me investimet vendore, por veçanërisht me ato të huaja. Në fillim të vitit kur Maqedonia e mori euro-bondin e ri, arritëm të marrim shkallën më të ulët të kamatës, ndërsa në aryesim shkruante se ky vlerësim bazohet edhe në pritshmërinë që Maqedonia këtë vit ta marrë ftesën për NATO”, tha Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Shekerinska NATO-n e sheh edhe si vulë për anëtarësim në BE, ndonëse një gjë e tillë nuk është e detyrueshme. Nga na tjetër koordinatori nacional për NATO, Stevo Pendarovski, përveç vlerave si solidariteti, liria dhe pluralizmi, anëtarësimi në aleancë tha se e konsideron edhe mbrojtje nga rreziqet si terrorizmi dhe lufta kibernetike.

330 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Kristina Makusti dhe Anila Bytyqi meritore për fitoren e lartë të vajzave nga Lugano

E Hënë, me 3 Dhjetor 2018 Përpos Kristina Maksutit që shënon pothuaj se çdo javë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: