Breaking News
Home / Lajme / Albertoz Murtajt i besohet suksesi i FC Besës së Biel/Biennes

Albertoz Murtajt i besohet suksesi i FC Besës së Biel/Biennes

Biel, me 5 Shtator 2018

Pasi që arriti ta shpëton ekipin nga rënia një kategori më poshtë, drejtuesit e FC Besës së Biel/Biennes i’a kanë besuar suksesin e radhës trajnerit të mirënjohur shqiptar në Zvicër, Albertoz Murtajt, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

“Gjatë bisedës që kishim me kryesin e klubit, arritëm marrëveshje që në të ardhmen unë të jemi trajner i FC Besa Biel/Bienne. Ajo çka më bëri të jem trajner i këtij klubi ishte projekti serioz dhe bindja profesionale. Sa i përket gjendjes së lojtarëve në ekip, si trajner bashkë me kryesin e Klubit kem ndryshuar disa gjera, nga klubi janë larguar 7-të lojtarë dhe jem përforcuar me 8-të lojtarë tjerë. Duke shpresuar që do ti kemi në skuadër lojtarët me te ri dhe ambicioz që unë si trajner me kryesin i kemi caktuar, dhe me punën për përgatitjen e lojtarëve, mendojmë dhe besojmë qe kemi me pasur suksese në edicionin e ri”, deklaroi trajneri i FC Besës, Albertoz Murtaj.

“Pas largimit të trajnerit Marc Bönzli në fillim të muajit Maj 2018, e mora ekipin dhe ishe “Lufta për të mbijetuar ligen e 2-të regjionale”. Situata ishte e vështirë, pasi qe nuk kishim shumë kohë, të marrim rezultatet pozitiv për t’i ikur zonës së kuqe, për mbetje në Lige. Po në fund te sezonit 2017/18m merituam për të mirën por e arritëm edhe qëllimin, mbijetesën në Ligen e 2-të regjionale”, shprehet trajneri Albertoz Murtaj në prononcimin enkas për radiovala.com dhe albsport.ch.

Katër përforcime janë në mesfushë, tre në sulm dhe një portier.

Më poshtë i keni emrat dhe pozitat e të gjithë futbollistëve të ardhur në ekipin e FC Besës.

#21 Diako Safari, Mesfushor, FC Biel-Bienne

#20 Riad Agushi, Mesfushor, KF Shkëndija Tetovë (Maqedoni)

#9 Arben Alimusaj, Sulmues, FC Grenchen

#5 Murat Salihu, Mesfushor, FC Nidau

#22 Ardrit Veliji, Sulmues, Juniorët A – FC Besa

#17 Sergei Bagdasarian, Mesfushor, HNK Zahreg

#92 Alan Do Nascimento, Portier, FC Wyler

#18 Rinor Hoxha, Sulmues, Juniorët A – FC Besa

FC Besa sezonin e ka nisur me tre fitore në po aq ndeshje, në ligen e 2-të Bern/Jura.

@Kasam Selimi @RadioVala.com @albsport.ch

Foto: (c) Helen Maeder
Foto: (c) Helen Maeder
Trajneri Albertoz Muratj

732 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Mbi 110 mijë franga ndihma nga klubet shqiptare në Zvicër për Shqipërinë

FC Prishtina Bern, FC Tetova Basel, FC Besa Biel/Bienne, Klubi i Motoristëve PLISAT, FC Besa …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: