Breaking News
Home / Lajme / Ministri gjerman i Punëve të Jashtme për vizitë në Maqedoni

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme për vizitë në Maqedoni

Ministri shtetëror për Evropë i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Mihael Roth sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni.

Roth në Ohër do të ketë takim me nikoqirin e tij, Nikolla Dimitrov, me ç’rast të dytë do të marrin pjesë në debatin interaktiv me temë “Maqedonia në rrugën drejt BE-së”. Fokusi i debatit do të jetë mbi përfitimet e anëtarësimit në BE në avancimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor, promovim i politikave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe nxitje të eko aktivizimit të qytetarëve”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Debati organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Gjermanisë, në bashkëpunim me komunën e Ohrit dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë. Në ngjarje është paraparë të drejtohet kryetari i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor Jani Makraduli./Alsat-M

643 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: