Breaking News
Home / Lajme / Maqedonia hapëron për sukses Historik

Maqedonia hapëron për sukses Historik

Koiçidencë, por gjithsesi e bukur. Maqedonia mund 4:1 Lihtenshtajnin në ndeshjen e tretë të grupit në Ligën e Kombeve, në ditën kur u mbushën 25 vite nga ndeshja e parë zyrtare e ekipit përfaqësues. Pikërisht më 13 tetor të vitit 1993 në transfertën në Kranj u mund 4:1 Sllovenia më përballjen e parë zyrtare të Maqedonisë.

Ky rezultat përsëritet sonte për tu përputhur simbolikisht me kremtimin e jubileut 25 vjeçar. Anash festës ekipi përfaqësues morri fitoren e tretë në po aq ndeshje në grupin 4 të Ligës D në Ligën e Kombeve dhe si lider pret transfertën e të martës me Armeninë.

Me probleme të shumta me futbollistët që u goditën nga një virozë që provokonte dhimbje të forta të barkut, seleksionuesi Angelovski i detyrua të bënte disa ndryshime dhe çvendosje në formacion.

Gjithsesi skuadra u përgjigj në nivel dhe pa kaluar 10-të minuta gjeti epërsinë me anë të Trajkovskit. I njejti futbollist në minutën e 30-të dyfishoi rezultatin dhe tashmë tre pikëshi i ri ishte shfaqur qartë në horizont.

Rezultatin në 3:0 e çoi kapiteni Pandev në minutën e 36-të, pasi paraparakisht portieri kundërshtar ndali tentimin e Bardhit nga gjuajtja e lirë. Vetëm disa sekonda më vonë Lihtenshtajni arrin të zbusë negativën kur një gabim në mbrojtje hap mundësi miqve dhe Yildiz vendos rezultatin e pjesës së parë, Maqedonia 3, Lihtenshtajni 1.

Me epërsi të sigurtë futbollistët tanë ulën tempon e lojës, por edhe në kushte të tilla u shfaqën disa mundësi shënimi që mbetën pa u konkretizuar.

Gjithsesi goli i katërt do të vinte në minutën e 67-të kur Alioski fillimisht depërton bukur, ndërsa më pas me pak fat del para portës dhe me një të majtë të matur vendos rezultatin final 4:1.

Përfaqësuesja çon në 10-të numrin e ndeshjeve pa disfatë, oër Alioskin kjo ishte ndeshja e tretë me rradhë në të cilën shënon gol, ndërsa Maqedonia me 9 pikë maksimale kryeson grupin në Ligën e Kombeve.

MAQEDONI-LIHTENSHTAJN 4:1 (3:1)
Golashënues
: Trajkovski 10′ e 30′, Pandev 36′ dhe Alioski 67′ (Maqedonia), ndërsa Yildiz 37′ (Lihtenshtajn)

Fotot:FFM&Faceboom

7,050 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kristina Makusti dhe Anila Bytyqi meritore për fitoren e lartë të vajzave nga Lugano

E Hënë, me 3 Dhjetor 2018 Përpos Kristina Maksutit që shënon pothuaj se çdo javë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: