Aarau/AG, me 11 Nëntor 2018
Dy nga tre ekipet shqiptare të Ligës Ndër-rajonale (Interregional) të Zvicrës, FC Eagles Aarau dhe FC Prishtina e Bernit i kanë zhvilluar ndeshjet e raundit të parë kualifikues për Kupën e Zvicrës, njofton Albinfo.ch, transmetojnë radiovala.com dhe albsport.ch.
FC Eaglesi me fitore 2:1 kundër FC Uzwilit, ka siguruar një vend për në raundin e dytë që do të zhvillohet në muajin prill të vitit 2019-të.
Altin Gashi nga penalltia në minutën e 42-të dhe Meriton Bytyqi në atë të 52-ën i shënuan golat për Shqiponjat, ndërsa golin e vetëm për Uzwilin e ka shënuar Kristian Nushi në minutën e 70-të.
Ndërkohë, FC Prishtina me humbje 4:2 si mysafir i Muttenzit i ka përfunduar garat.
Të dielën ndeshjen e parë e zhvillon edhe ekipi i tretë shqiptarë në ligën e 2-të Ndër-rajonale, FC Dardania e Lozanës, përballë FC La Sarraz-Eclépens.
@Kasam Selimi
@RadioVala.com
@Albinfo.ch
@Albsport.ch
2,196 total views, 2 views today