Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Albin Alili, në mesin e dhjetë hendbollistëve me më shumë gola në Ligën e Zvicrës

Albin Alili, në mesin e dhjetë hendbollistëve me më shumë gola në Ligën e Zvicrës

 

E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 – 12:00 Kasam Selimi

Hendbollisti shqiptar më i mirë në Zvicër, Albin Alili, po shkëlqen edhe në ekipin e ri, FC Gc Amicitia Zürich, njofton Albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Te ekipi i tij, Albini është golashënuesi më i mirë, me 31 gola nga dhjetë takime, kurse në ligën e meshkujve, NLA është në dhjetëshin e parë të golashënuesve.

Në takimin e fundit kundër HSC Suhr Aaraut të cilën e humbi ekipi nga Cyrihu, Albin Alili e mbarte fanellën me ngjyrë të kuqe si golashënues më i mirë (Mobilar Top Score).

Sezonin e shkuar, hendbollisti i përfaqësueses së Zvicrës, me prejardhje nga Maqedonia, ishte pjesë e HC Kriens-Luzernit.

@Kasam Selimi

@RadioVala.com

@Albinfo.ch

@Albsport.ch

3,081 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kristina Makusti dhe Anila Bytyqi meritore për fitoren e lartë të vajzave nga Lugano

E Hënë, me 3 Dhjetor 2018 Përpos Kristina Maksutit që shënon pothuaj se çdo javë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: