Breaking News
Home / Lajme / Fillim i ri me ekip të ri për automobilistin Jasin Ferati, qëllimi mbetët i njëjtë

Fillim i ri me ekip të ri për automobilistin Jasin Ferati, qëllimi mbetët i njëjtë


E Martë, me 1 Janar 2019

Për automobilistin e ri shqiptar në Zvicër, Jasin Feratin viti i ri 2019, do të nis me një fillim të ri dhe gjithashtu edhe me ekip të ri, por me qëllim të njëjtë, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Tash e tutje, 15 vjeçari me prejardhje nga Gostivari me banim në Winterthur, do të garoj për ekipin gjerman “Millennium Kart”, të Stefan Bongartz-it. Testimi është bërë në Lonato për tu vendosur më pas edhe bashkëpunimi nga të dyja palët.

Për Jasin Feratin ndryshimi do të thotë edhe rikthimi te materialet e TonyKart-it.

“Si një rishtar kam mësuar dhe përfituar shumë nga ekipi profesional i Ralf Schumacher-it. Por, rezultatet nuk ishin ato që kishim shpresuar. Për shkak të ndryshimeve të shumta në stafin dhe materialin, më mungonte diçka në qëndrueshmëri. Madhësia e ekipit nuk ishte ideale për zhvillimin tim. Prandaj unë jam për sfidë të re në “Millenium”, ku si udhëheqës i ekipit do të marrë një përgjegjësi shumë më të madhe”, thotë automobilisti i ri shqiptar, Jasin Ferati.

Ferati deri më tani ishte pjesë e ekipit të SM Schumacher Racing Team, që udhëhiqet nga vellau i automobilistit legjendar, Michael Schumacher-it, Ralf.

Sida e re dhe e parë për Jasin Feratin do të jetë në Janar, kur Ferati për herë të dytë në kategorinë “OK-Senioren-Klasse”, në Adriatik në afërsi të Venedikut, në Kupën e Kampionëve  të WSK (Champions Cup).

Garat e kampionatit evropian në Angerville, Genk, Kristianstad dhe Le Mans dhe Kampionatin Botëror në Finlandë Alahärma fillim të shtatorit janë disa pikat kryesore të programit intensiv për Jasin Feratin në vitin e ri 2019.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

3,775 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Dardan Maksutaj shqiptari i parë që shpallet dy herë Kampion i Zvicrës në Futsal

Bernë, me 23 Mars 2019 Futbollisti Dardan Maksutaj, është shqiptari i parë që dy herë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: