Breaking News
Home / Lajme / Golat e Kllokoqit, Xhakës, Kasamit dhe Qollakut të nominuar për golin më të mirë në Zvicër (Video)

Golat e Kllokoqit, Xhakës, Kasamit dhe Qollakut të nominuar për golin më të mirë në Zvicër (Video)


E Mërkurë, me 9 Janar 2019

Futbollistët shqiptarë në Zvicër nuk mungojnë edhe në nominimin për golin më të mirë të shënuar në vitin 2018-të. Nga 12-të gola të zgjedhur, katër janë të futbollistëve shqiptarë, dy të Super Ligës dhe dy të Brack Challenge Ligës, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Në listën prej TOP 12-të golave, radhitja është bërë sipas kohës kur janë shënuar golat.

Në vendin e 3-të është goli i Taulant Xhakës së FC Baselit, shënuar kundër BSC Young Boys-it me 2 Prill 2018. Në vendin e 7-të është goli i Arijan Qollakut, futbollistit të FC Schaffhausen-it, kundër FC Rapperswil-Jona-s me 5 Tetor. Goli i Egzon Kllokoqit, mbrojtësit të FC Rapperswil-Jona-s, realizuar kundër FC Vaduz-it me 30 Nëntor, është radhitur në vend të 10-të. Goli i fundit nga futbollistët shqiptarë është i Pajtim Kasamit, kundër FC Luzern-it me 1 Dhjetor 2018.

Votimi mund të bëhet në lidhjen e mëposhtme dhe do të zgjas deri me 18 Janar 2019, në ora 12:00.

Ndarja e çmimit për golin më të mirë të SFL-së për vitin 2018-të do të bëhet, me 28 Janar 2019, Në mbrëmjen e çmimeve të SFL-së që do të mbahet në KKL Luzern.

http://www.sfl.ch/landingpage/award-night/?fbclid=IwAR2_q4pGpO63UFFrB5bqNQM0AW2e7_Kaa_gm6Uyvin9J0w8QwBeudF7zRuE

Kujtojmë që edhe për formacionin Golden 11 janë nominuar tre futbollistë shqiptarë, Benjamin Kololli, Albian Ajeti dhe Hekuran Kryeziu.

Fotot dhe Video: SFL “

8,762 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Kosova e Cyrihut, në Gjakovë për miqësore me Vllaznimin e Agim Canës

E Premte, me 8 Shkurt 2019 Klubi më i suksesshëm shqiptar në Zvicrës, FC Kosova …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: