Breaking News
Home / Lajme / Vëllai i Xherdan Shaqirit, Arianiti e merr drejtimin e FC Dardanisë së Basel-it

Vëllai i Xherdan Shaqirit, Arianiti e merr drejtimin e FC Dardanisë së Basel-it

E Enjte, 10 Janar 2019

Vitin 2019-të ekipi i FC Dardanisë së Basel-it e ka nisur me plotë ndryshime, si në stafin teknik, ashtu edhe në ekip.

Trajneri i mirënjohur, Arianit Shaqiri dhe vëllau i Xherdan Shaqirit, futbollistit të mirënjohur të Zvicrës dhe FC Liverpool-it, është zgjedhur trajner i ekipit të parë të FC Dardanisë, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com.

“Njoftojmë simpatizuesit e klubit FC Dardania se Kryesia e klubit ka zgjedhur Stafin e ri Teknik të ekipit të parë. Trajner: Arianit Shaqiri, Coach: Samir Gashi dhe Asistent: Besim Bublica. Gjithashtu në ekipin e parë kanë ardhur edhe disa lojtarë të ri dhe pritet edhe shumë lojtarë dhe ish lojtarë të i bashkëngjiten klubit Kuq e Zi,FC Dardania Basel. Ndryshimi ka filluar, të gjithë s‘bashku do të arrijmë synimet e klubit”, thuhet në njoftimin e kryesisë së klubit shqiptar nga Basel-i, FC Dardanisë, përcjell tutje albinfo.ch.

Arianit Shaqiri te FC Dardania vjen me përvojën e madhe që ka si trajner dhe njëherësh themelues i Akademisë së Futbollit Priossocer, pritet ta përgatit ekipin maksimalisht për sezonin që vjen bashkë me ndihmësit e tij, Saimir Gashin dhe Besim Bublicën. Bublica për tre vite ka qenë trajner i ekipit të dytë të FC Dardanisë, që garon në Ligën e 4-të të Zvicrës Veriperëndimore.

FC Dardania me stërvitjet për sezonin pranveror do të nisë më 15 janar 2019. Sezonin vjeshtor, FC Dardania e mbylli në vendin e 12-të në tabelë, me vetëm 11 pikë të fituara.

Ndeshjen e parë ekipi i trajnerit Arianit Shaqirit do ta zhvillon më 17 mars 2019, kundër FC Laufen-it.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch lsdpri

5,692 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Juniorët C të FC Prishtinës së Bern-it të dytët në “Bachmann Cup 2019”, pa humbje dhe pa asnjë gol të pranuar

E Diel, me 13 Janar 2019 Ekipi i Juniorëve C të FC Prishtinës së Bernit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: