Breaking News
Home / Lajme / Kemal Ademi shënon gol në debutimin e trajnerit të ri, Stéphane Henchoz (Video)

Kemal Ademi shënon gol në debutimin e trajnerit të ri, Stéphane Henchoz (Video)


E Hënë, me 11 Shkurt 2019

Neuchâtel Xamax-i ka marr vetëm fitoren e tretë në kampionatin e Zvicrës në Futboll. Në javën e 20-të, Xamax-i ka siguruar tre pikë mjaftë të rëndësishme që e mbajnë në lojë në luftën për mbijetesën në Ligë.

Kemal Ademi e shënoi golin e parë për Neuchâtel Xamax-in, kundër Luzern-it, për t’i hapur rrugën e fitores ekipit të tij, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Raphaël Nuzzolo, futbollisti më i mirë i ekipit e ngriti epërsinë në 2:0, pesë minuta para mbylljes së pjesës së parë. Mysafirët vetëm e ngushtuan rezultatin në minutën e 80-të, për 2:1.

Stéphane Henchoz, trajneri i ri i Neuchâtel-it, takimin e parë debutues e nisi me tre futbollistë në lojë, me Kemal Ademin, Arbenit Xhemajlin dhe Arbnor Fejzulain, ndërkaq Samir Ramizi nuk u aktivizua aspak.

Idriz Voca dhe Shkëlqim Demhasaj ishin pjesë e Luzern=it, por vetëm ky i fundit u inkuadrua në lojë si zëvendësues në minutën e 64-ër.

Në javën e 20-të Super Ligës së Zvicrës në Futboll u arritën këto rezultate:

Neuchâtel Xamax 2 – 1 Luzern

Sion 2 – 2 Lugano

Thun 1 – 1 Young Boys

Basel 1 – 1 St. Gallen

Zürich 3 – 1 Grasshopper

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch e 5

26,607 total views, 8 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Angellovski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet me Letoninë dhe Slloveninë

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: