Breaking News
Home / Lajme / FC Kosova 19, klubi më i ri shqiptar në Zvicër

FC Kosova 19, klubi më i ri shqiptar në Zvicër


Schmerikon SG, me 24 Mars 2019

FC Kosova 19 është klubi më i ri shqiptar, që pritet të regjistrohet në Federatën e Futbollit në Zvicër, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Në një mbledhje të mbajtur të dielën, në Schmerikon të kanton St. Gallen-it, këshilli iniciues ka vendosur që të themelohet klubi i ri i futbollit, FC Kosova 19, thotë Kushtrim Berisha, Sekretar i klubit.

“Pas pushimit të një viti, ekipi i futbollit KF Bashkimi vendosi të fillojë klubin e tyre të futbollit. Shumë faleminderit ndaj klubit te FC Schmerikon, qe ia mundësoi klubit të ri të futbollit FC Kosova 19, për shfrytëzimin e infrastrukturës për ti zhvilluar stërvitjet dhe ndeshjet në kampionat”, njofton Kushtrim Berisha, Sekretar i FC Kosova 19, duke theksuar se hapi i sotëm është në kuadër të procedurave për regjistrimin e klubit, në Federatën Zvicerane të Futbollit.

Ekipi i futbollit KF Bashkimi, Siebnen, për 11-të vite ka funksionuar si nënseksion i klubit SC Siebnen.

Klubi më i ri shqiptar në Zvicër, pritet që të nis të garon nga sezonin 2019/20, në vjeshtë të këtij viti.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albsport.ch

36,353 total views, 6 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: