Breaking News
Home / Lajme / FC Iliria sonte kërkon kualifikimin për gjysmëfinale të Kupës

FC Iliria sonte kërkon kualifikimin për gjysmëfinale të Kupës

Solothurn, me 26 Mars 2019

Sonte në mbrëmje, FC Iliria në fushën e Fulenbach-ut, do të kërkon kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

FC Iliria përveç kualifikimit, do të kërkon edhe një “hakmarrje”, kundër FC Fulenbach-ut, pasi që pikërisht këta të fundit, sezonin e kaluar e eliminuan ekipin shqiptar në gjysmëfinalen e garës.

Shikuar nga rezultatet e sezonit vjeshtor, mirëpo edhe nga ndeshja e parë e pranverës, FC Iliria mund ta bëj hapin e madh, edhe pse kundërshtari është konkurrenti kryesor i ekipit të vetëm shqiptar në të dyja garat, në Ligë dhe Kupë.

Kujtojmë që FC Iliria është ekipi i vetëm shqiptar në Zvicër, që për një sezon i ka fituar dy trofe, atë Ligës së Dytë të Solothurn-it dhe Kupës së këtij, Kantoni, në sezonin 2015/16

Takimi midis FC Fulenbach-ut dhe FC Ilirisë, zhvillohet sonte, e Martë me me fillim në ora 20:00, në fushën kryesore në Bad, Fulenbach.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albsport.ch

160,152 total views, 44 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

FC Iliria për herë të dytë e fiton Kupën e Solothurn-it në Futboll (Foto)

Zhuchwill (SO), me 30 Maj 2019 FC Iliria për herë të dytë në historinë e …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: