Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Gostivari shpallet Kampion në Seria D të Futsallit në regjionin e Trentos në Itali (Video)

Gostivari shpallet Kampion në Seria D të Futsallit në regjionin e Trentos në Itali (Video)


Trento/Itali, me 5 Prill 2019

Gostivari është shpallur Kampion në Itali. Bëhet fjalë për klubin e futsallit Gostivari, që më 5 Prill 2019 e ngritën trofeun e Kampionit në Calcio a 5, Ligën D të Futsallit në regjionin e Trentos në Itali, njoftojnë radiovala.com.

Klubi është themeluar në vitin 2016-të dhe këtë viti ka qenë i përforcuar me Trajner nga Liga e 2-të italiane, thotë Afrim Tahiri, drejtor sportiv i FC Gostivarit, në deklaratën ekskluzive për radiovala.com.

“Ne vitin 2016-të lindi ideja me shokët që ta formojmë një klub futbolli, Futsal dhe e pamë se mundemi të garojmë edhe mund të arrijmë shumë. 2 vitet e fundit kemi qenë afër kualifikimit në Ligën C2, por, me diferenca me gola nuk ja arritëm, por në këtë vit, 2019-ën, me organizim më të mirë, punë, sakrificë dhe përforcim të ekipit ku angazhuam trajnerin e “Trento Futsal” të ligës së 2-të italiane Gabriele Bertaso. Ia arritëm qëllimit që të fitojmë kampionatin edhe të ngjitemi në ligën C2 d.m.th, Liga e 4-të e Italisë”, deklaron Afrim Tahiri, Drejtor i FC Gostivarit.

Tahiri i falënderon mbështetësit e klubit, por njëherë fton edhe sponsorë tjerë nga vende tjera, t’i japin përkrahje këtij klubi.

“Doja të falënderojmë kryetarin e klubit Nexhat Adili, por falënderim të veçantë sponsorët tanë, Edil.z. Costruzioni (Sponzor gjeneral),  Reka Granit (Gostivar) PG Servise ( Trento) për kontributin e dhënë këto vite. Lus edhe sponsorët tanë këto në Trento të Italisë, por edhe vendet tjera te na bashkëngjiten. Tani, nga sot mendojmë që me një organizim ma të mirë, shpresojmë që vitin tjetër te ngjitemi pse jo edhe një Ligë më lartë se kemi ekip të fortë qe mund të arrijmë shumë”, tha drejtori sportiv i klubit të Futsallit, Gostivari në Trento të Italisë.

Nga 21 ndeshje të zhvilluara, FC Gostivari ka grumbulluar 51 pikë, me 16 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

https://www.facebook.com/245593518785397/videos/278753566398217/

86,906 total views, 6 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: