Breaking News
Home / Lajme / Vedat Muriqi mungesa e madhe për Kosovën

Vedat Muriqi mungesa e madhe për Kosovën

Prishtinë, me 12 nëntor 2019

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë. Për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do t’iu informojmë me kohë”, përundon njoftimi i FFK-së.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

Foto: www.ffk-kosova.com

447 total views, 9 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Për herë të parë në ngjarje të ARMV-së në Tetovë luhet edhe Vallja Shqipe (Foto)

Tetovë, me 27 Gusht 2019 Ndodh për herë të parë që vallja shqipe, të luhet …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: