Breaking News
Home / Emisioni Sporti Shqiptar në Zvicër / (Video) Sporti Shqiptar në Zvicër 16 me Samir Idrizin, trajner i FC Albania Zürich

(Video) Sporti Shqiptar në Zvicër 16 me Samir Idrizin, trajner i FC Albania Zürich

Miq dhe dashamirë të emisionit Sporti Shqiptar në Zvicër, për shkak të përhapjes së virusit Korona, ka ndikuar që emisionin e 16-të dhe në vazhdim, deri në normalizim të gjendjes, emisionet ti zhvillojmë nëpërmjet video lidhjeve me Skype.

Këto rrethana, kanë ndikuar që edhe emisionit t’ia përshtatim me aktualitetin dhe rrethanat e tanishme, pra të flasim për ndikimin dhe pasojat e këtij virusi edhe në Sport.

Në këtë emision, në kushte normale e kishte të paraparë që ta kem të ftuar në studio, trajnerin e FC Albania Zurich, Samir Idrizin, por siç thash edhe më lartë, situata na ka sjellë për të folur po me Samirin, por tani nëpërmjet video lidhjes, për atë se sa dhe si ka ndikuar izolim në futboll, çfarë pasojash ka dhe mund të ketë edhe te FC Albania ky izolim.

Të gjitha emisionet mund ti gjeni në kanalin zyrtar të TV Syri në Youtube dhe në dritaren informative www.radiovala.com

Bern, me 30 Mars 2020

Kasam Selimi
Autor dhe Udhëheqës i emisionit

98,690 total views, 741 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Boksierët Hadis dhe Festim Ademi në Sportin Shqiptar në Zvicër 15

Për dallim nga emisionet e kaluara, në emisionin e 15-të, kam të ftuar sportistë të …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: