Breaking News
Home / Lajme / Integrim i personave me aftësi të kufizuara në punë në Maqedoninë e Veriut me mbështetje të Diasporës (Video)

Integrim i personave me aftësi të kufizuara në punë në Maqedoninë e Veriut me mbështetje të Diasporës (Video)

Cyrih, me 31 Janar 2020

“Integrim i personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës në Maqedoninë e Veriut”, ishte ngjarja e zhvilluar me diasporën në Zvicër, me qëllim që të njihen dhe hulumtojnë se çfarë mund të bënin ata për të mbështetur punësimin e personave me aftësi të kufizuara në Maqedoninë e Veriut.

Dy organizatat nga Maqedonia e Veriut për persona me aftësi të kufizuara u zgjodhën si dy aktorë sistemor që mund të menaxhojnë këtë mbështetje në të ardhmen. Adem Idrizi nga Handimak-u dhe Elena Koçoska nga Polio Plus-i prezantuan organizatat e tyre para diasporës dhe shpjeguan situatën aktuale në drejtim të zhvillimit të shkathtësive të personave me aftësi të kufizuar dhe integrimit të tyre në tregun e punës.

Diskutimet mes rreth 80 pjesëmarrësve dhanë shenja premtuese se diaspora është e gatshme të angazhohet për të mbështetur integrimin e PAK-ve në tregun e punës në Maqedoninë e Veriut.

Për Valdete Hotin, qëllimi më i madh do duhej të ishte, që këto njerëz të jenë barrë e shtetit dhe jo e organizatave apo shoqatave të ndryshme.

Studentja Elena Nedellkovska, thotë përmes këtij projekti, më në fund personat me aftësi të kufizuara që kanë jetë të rëndë, do të ndjehen më mirë.

Peter Saksen-hofer, drejtor menaxhues i INSOS, shoqatë zvicerane e institucioneve për personat me aftësi të kufizuar, ndau praktikat më të mira në mbështetjen e procesit të punësimit të kësaj kategorie. Në këtë mënyrë, të dy palët, gjegjësisht edhe organizatat nga Maqedonia e Veriut edhe diaspora kishin mundësinë të njihen me përvojën zvicerane në këtë fushë dhe të hulumtojnë se çfarë mund të zbatohet më së miri në Maqedoninë e Veriut.

Kurt Vitrih, udhëheqës i ekipit të projektit, thotë se nuk është ideja që vetëm të edukohen njerëzit dhe më pas të mos gjejnë punë.

Ragmi Jusufi, person për kontakt nga Zvicra për diasporën me Maqedoninë e Veriut, tha se diaspora po tregon se ka dëshirë për të bërë diçka për personat me nevojat e posaçme, por deri më tani ka munguar një platformë apo adresë se ku të drejtohen.

Katerina Walker, këshilltare në Helvetas thotë se përveç reformimit të sistemit të shkollimit, gjithashtu synohet që aktorët e ndryshëm, bashkërisht të punojnë.

Nadire Selimi, specialiste për monitorim dhe matje të rezultateve në Helvetas, thekson se kontributi i diasporës do të ishte ndihma konkrete, për personat ne aftësi të kufizuara që të aftësohen dhe të përfundojnë si të punësuar.

Eksperti për zhvillimin e shkathtësive profesionale dhe ekonomi në Helvetas, Boris Trimçev tha se këtë vit do të ketë hapa konkrete e që do ti ndjeje edhe vet kjo kategori e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq ambasadori i Maqedonisë së Veriut, në Zvicër, Kenan Ramadani tha se diaspora përmes përvojës që e kanë, do japin kontributin shtesë që jeta e personave me aftësi të kufizuara të bëhet më praktik.

Hapat e ardhshëm janë të fillohet me hartimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve të mundshme, të cilat do të përfshijnë mbështetjen e Diasporës dhe do t’i ndihmojnë PAK-ve të zhvillojnë shkathtësitë e tyre dhe të kenë qasje në punësim të leverdishëm.

Kjo ngjarje u organizua Projekti Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut (E4E@мк) dhe Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Zvicër.

Kasam Selimi
TV Syri

200 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Boksierët Hadis dhe Festim Ademi në Sportin Shqiptar në Zvicër 15

Për dallim nga emisionet e kaluara, në emisionin e 15-të, kam të ftuar sportistë të …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: