19 Shtator 2021, data historike për sportin Shqiptar në Zvicër, Iliria përballë BSC Young Boys-it

19 Shtator 2021, data historike për sportin Shqiptar në Zvicër, Iliria përballë BSC Young Boys-it

Bern, me 16 Shtator 2021

E diela e 19 Shtatorit, do të jetë dita dhe datë që do të shkruajnë historinë për sportin shqiptar në Zvicër.

Në këtë ditë, në ora 16:00, në Solothurn, ekipi më i suksesshëm shqiptar në Zvicër, FC Iliria, në kuadër të ndeshjeve të Kupës së Zvicrës në Futboll (Helvetia Schweizer Cup), përballë do ta ketë ekipin më të mirë zviceran të viteve të fundit, tre herë kampionët e fundit, BSC Young Boys-in, shkruan Sporti Shqiptar në Mërgim, transmeton radiovala.com.

Po ndodh për herë të parë në historinë e klubeve shqiptare në Zvicër, për të pasur një përballje kaq të rëndësishme, kundër ekipit më të mirë, e gjithashtu edhe kampionëve aktual, prandaj kjo e bënë të rëndësishme këtë ndeshje, që për shqiptarët në Zvicër, është kulmi.

Se BSC Young Boys-i është aktualisht ekipi më i mirë, tregon edhe ndeshja e fundit, në kuadër të ndeshjeve të ligës së kampionëve, ku me përmbysje të rezultatit, fituan gjigantin anglez Manchester United-in.

Kjo ndeshje, peshën për Ilirinë dhe për shqiptarët e ka të madhe, sepse përherë të parë, një ekip shqiptarë, me emër dhe simbolin kombëtar, me trajner shqiptar, siç është Vilson Dedajn e me kryesisë të tërit shqiptarë, do të jetë përpara publikut zviceran, jo të vetëm atyre që do jenë stadium, por edhe në ekranet televizive të televizionit shtetëror, SRF2, që do ta bëje transmetimin e ndeshjes.

FC Iliria ka nevojë për mbështetje, shqiponjat e Solothurn-it duhet mbështetur ka shqiptarët anë e mbanë Zvicrës. Prandaj, rezervoni biletën FC ILIRIA vs. BSC YOUNG BOYS | 19.09.2021 (eventfrog.ch) dhe ejani për të qenë pjesë e historisë.

@Kasam Selimi
@radiovala.com
@Sporti Shqiptar në Mërgim

administrator

Lini një Përgjigje