Me 22 Nëntor në Vjenë mbahet turneu i pavarësisë

Me 22 Nëntor në Vjenë mbahet turneu i pavarësisë

Duke respektuar rregullat e pandemisë, në një ambient të përzgjedhur dhe të hapur, dje, më 18.09.2021, nga ora 15:00, u mbajt takimi i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Kryetari Luan Kreka falënderoi pjesëmarrësit për përpjekjet në realizimin e aktiviteteve të Ligës Shqiptare.

Kryetari Kreka gjithashtu falënderoi nënkryetarin, Salih Gashi, për përkujdesjen e hapësirës ku filloi takimi, si dhe firmën Luani Bau, që ishte edhe si ekip pjesëmarrës në garat e kaluara kampionale, por që kësaj here me dëshirën e vet e sponsoroi këtë takim të kryesisë.

Ky takim, që njëherit është edhe i pari i këtij lloji në këtë vit, pasi që deri më tash kishte komunikim vetëm nga distanca dhe në mënyrë elektronike, kishte parasyshë analizën e situatës pandemike, si dhe planifikimin për realizimin e aktiviteve edhe në këtë kohë.

Edhe pse kishte plane konkrete, si dhe mendime për përshtatje në situatën pandemike, realizimet e tyre, që ishin dhe janë në planprogramin e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, nuk ishin të mundshme.

Pas shqyrtimeve të disa mundësive, si plane aktive për këtë vit, u vendosën disa hapa që mendohet të mirren si veprime reale, gjithmonë duke pasë parasysh kushtet dhe gjendjen momentane, e cila mund të ndryshojë në lehtësim por edhe në mosrealizim të qëllimeve që mbanë në shënjestër kryesia e Ligës Shqiptare.

Turneu Tradicional i Pavarësisë, që tash për tash, u caktua për datën 21.11.2021, i cili zakonisht shënon edhe aktivitetin e fundit sportiv të një viti, do të mbahet duke zbatuar kushtet dhe rregullat e caktuara nga qeveria austriake.

Shpresojmë në realizimin e turneut, që tashmë është bërë traditë e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, së bashku me turneun e muajit shkurt, që këtë vit, për shkak të pandemisë, nuk u mbajt.

Urojmë të takohemi në Turneun e Nëntorit!

Në emër të kryesisë
https://ligashqiptare.eu/

administrator

Lini një Përgjigje