(Video) Me Plisa e me Motora nga St. Gallen-i te ambasada e Kosovës në Bern – Sporti Shqiptar në Mërgim 93

(Video) Me Plisa e me Motora nga St. Gallen-i te ambasada e Kosovës në Bern – Sporti Shqiptar në Mërgim 93

Një grup i motoristëve Plisat, për nder të 14-të vjetorit të pavarësisë së Republiksë së Kosovës, kanë udhëtuar nga qyteti i St. Gallen-it, aty ku e selinë, kanë udhëtuar drejt kryeqendrës së Zvicrës, Bern, për t’u pritur në ambasadën e Kosovës në Bern.

Fillimisht, ata kanë ndaluar në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, ku janë mirëpritur nga Udhëheqës i Konsullatës/Ministër Këshilltari, Sami Kastrati dhe Konsulle/Këshilltarja, Shukrie Ramadani, që më pas bashkërisht mbërriten te ambasada në Bern, ku u pritën nga stafi i ambasadës, udhëhequr nga Gjenis Haxhimehmeti , Sekretar i Tretë.

Në shenjë simbolike, motoristët dhuruan 14-të Plisa, që do të shpërndahen për familjet e dëshmorëve që kanë shkuar nga mërgimi për të luftuar në Kosovë, si dhe fanella të këtij klubi.

@Kasam Selimi
@radiovala

administrator

Lini një Përgjigje