20 mijë franga për gjysmë ore për KF Arsimin nga mërgimtarët

20 mijë franga për gjysmë ore për KF Arsimin nga mërgimtarët

Regensdorf/AG, me 2 Korrik 2022

Inkuadrimi i KF Arsimit të Çegranit në ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut, ka qenë dëshirë, synim, punë e angazhim gjeneratash, që u bë realitet, në 50-të vjetorin e themelimit të klubit.

Të vetëdijshëm se garat në një nivel më lartë kërkojnë më shumë mjete, ekip edhe më cilësor dhe kushte edhe më të mira, grupi i mërgatës i KF Arsimit në Mërgim, me 2 Korrik 2022, në Regensdorf të Zvicrës, në hapësirat që e mbajnë emrin poashtu si të klubit futbollistik, kanë mbajtur mbledhje me mërgatën çegranase, por edhe me dashamirë të Arsimit. Grupit të punës i është bashkëngjitur edhe ekip nga Mynihu i Gjermanisë.

Qëllimi madhor i këtij takimi ka qenë unifikimi për klubin e zemrës dhe grumbullimi i sa më shumë mjeteve financiare, që do t’i dërgohen ekipit, për ta përballuar ligën e dytë.

Për vetëm tridhjetë minuta kohë, për KF Arsimin janë grumbulluar rreth 20 mijë franga, në një aksion që vazhdon të jetë i hapur për ata që dëshirojnë ta ndihmojnë ekipin verdhë e zi.

Për Arsimin janë të gjithë, KF Arsimi është krenari kombëtare, përtej kufijve të fshatit Çegran, klub i pastër shqiptarë që nga të gjithë gostivarasit, por edhe më gjerë duhet të përkrahet.

Aktivitet për Arsimin do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim që me mundësitë që ka, mërgata t’i jep një KRAHË të fortë klubit për të pasur suksese dhe arritje edhe në nivele më të larta.

Djem, vazhdoni të na bëni Krenar, se jemi të bindur, se me përkrahjen dhe kontributin nga ana jonë, KF Arsimin do ta bëjmë ekip që FITON gjithandej.

@Kasam Selimi
@radiovala.com

administrator

Lini një Përgjigje