Besnik Shemsiu, Moderator e Promoter me plane madhore

Besnik Shemsiu, Moderator e Promoter me plane madhore

Me 2 korrik 2022 ne “Maritim Hotel” në Bad Wildungen u zhvillua një mbrëmje mjaft e bukur e boksit profesionist ku ne ring u paraqiten disa emra të njohur, ndër ta edhe legjendës se boksit shqiptar por edhe botëror, Nuri Seferi. Përveç Seferit ne ring nga bokserat shqiptar u ngjiten edhe Granit Stein, Bujar Tahiri, Avni Selimi e Viktor Cakiqi të cilët ne fund edhe arritën fitore. Atmosfera ne palestër ishte mjaft e bukur sepse aty dominonte flamuri kuqezi dhe fansat e shumtë që kishin ardhur nga shume shtete evropiane, ndërkohë që organizimi ishte mjaft preciz duke i falënderuar promotorit Besnik Shemsiu dhe ndërmjetësuesve te ndeshjeve Arijan Bajrami e Avdyl Salihu. Në një intervistë për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Shemsiu na zbuloi për planet e tija në të ardhmen duke premtuar edhe një event të madh në Kosovë.

ArenaRing: Si e vlerëson mbrëmjen e pare te organizuar nga ju ne boksin profesionist ?
Shemsiu: Ishte një mbrëmje shumë emocionale për mua, pasi ishte edhe organizimi i parë në boksin profesionist , ku ne te njëjtën u paraqiten shume boksier te njohur dhe kjo ndikoj qe ne palestër të kemi shume shikues shqiptar ku edhe dominonte flamuri kuqezi. Jam i kënaqur që gjithçka shkoi ashtu siç e kisha planifikuar dhe për këtë falënderoi të gjithë.

ArenaRing: Sa kishit mbështetje nga afaristet dhe a mendon se një mbrëmje e tille duhet mbështetur me shume?
Shemsiu: Pyetje me vend ! Fatkeqësisht edhe pse ishte një mbrëmje shumë e madhe mbështetje nga sponsorët nuk kam pasur aspak ! Këto spektakle kanë shumë harxhime mirëpo unë nuk u dorëzova dhe me forcat e mija ja arrita qëllimin. Besoj shumë se në eventet e ardhshme do kem më shumë përkrahje.

ArenaRing: Ne një vend kishe mbledhur disa boksier mjaft cilësor si u arrit kjo ?
Shemsiu: Ndërmjetësimet me boksier shqiptar me kane ndihmuar Arian Bajrami dhe Avdyl Salihu, kurse mbështetje kam pasur edhe nga Felix Sturm, Axel Schulz dhe jam shume i kënaqur me tyre

ArenaRing: Cila përballje për ju ishte me e bukura ?
Shemsiu: Bujar Tahiri kundër Denis Krieger ishte ndeshja kryesore e eventit dhe me e bukura pasi kishte shume aksione dhe teknik te bukur . Jam 100% i bindur se nëse Tahiri nuk lëndohet dhe mbetet i fokusuar në karrierën e tij, do të behet së shpejti kampion bote. Mendim i imi është se në peshën e tij ai dominon.

ArenaRing: Paraqitja e Nuri Seferit ne Ring ju ka emocionuar posaçërisht, arsyeja ?
Shemsiu: Nuri Seferi është legjenda shqiptarisë dhe vetëm fakti qe ka marr pjese ne eventin tim te pare ka qene për mua diçka shumë e madhe! Unë kam shumë shumë respekt nga ana sportive se çka ka arrit Tajsoni Shqiptar, por gjithsesi kam respekt edhe nga ana private njerëzore. Nuri Seferi meriton shumë ma shumë respekt se sa i ofrojmë.

ArenaRing: A mendoni se e keni arrit qëllimin ?
Shemsiu: Po 100%.

ArenaRing: Keni paralajmëruar se vitin tjetër dëshironi te zhvilloni një aktivitet te tille edhe ne Kosove, por keni plane edhe ne Koln edhe ne Monako ?
Shemsiu: Eventin e radhës do ta organizoj ne Köln ne Lanxesarena ku do ti kemi me shumë se 20.000 shikues dhe mendoj se do jetë një spektakël i vërtet i paparë në Gjermani! Ndërkohë vitin e ardhshëm planifikoj event në Monako si dhe do ta organizoj eventin tim të parë në Kosovë edhe atë në një lokacion atraktiv si Vali Ranch Perlepnicë.

ArenaRing: Planet e juaja ne te ardhmen ?
Shemsiu: 10 vite e punoj Revisten time “Life Magazin Germany”, si dhe e kam kompaninë “Lifestyler Events” e “Life TV”. Nga ana tjetër, jam profesionist në moderim, ku edhe kam moderuar ne shumë ngjarje nder ta edhe Miss Gjermania. Plani im është të kem një TV Shoë ne Gjermani ose Kosove.

ArenaRing: Kush është Besnik Shemsiu ?
Shemsiu: Besnik Shemsiu është një Djalë qe ka lind ne Gjilan dhe u rrit ne Fshatin e bukur Perlepnice. Me 11 Vjet kam dal ne Gjermani dhe aty ka filluar gjithçka! Rruga ime ne Shoë Biz ka filluar me 17 vjet ku kam filluar me Modelizem dhe me 19 vjet me Moderim të eventeve të ndryshme. Tash jam mysafir i respektuar dhe I kërkkuar ne eventet më të mëdha ne botë si Oscar, Cannes Festa e filmave ose Paris Fashion Week. Ky vetëm është fillimi, do ti tregojmë botes se shqiptaret janë numër 1. Shumë falemderit për respekt dhe ju uroj gjithë shqiptuarve një vere te bukur, pushime te këndshme por me së pari shëndet dhe Lumturi.

Video: RTV21 https://www.youtube.com/watch?v=dRSFfBZmLu8&feature=youtu.be

administrator

Lini një Përgjigje