Leon Salihu, talenti Shqiptar i futbollit në Zvicër, merr Ftesë për në Barcelonë në Barça Academy

Leon Salihu, talenti Shqiptar i futbollit në Zvicër, merr Ftesë për në Barcelonë në Barça Academy

Leon Salihu, talenti Shqiptar i futbollit në Zvicër, merr Ftesë për shkuar në Barcelonë, në kampionatin botëtor të akademisë Barça 2023 (Barça Academy World Cup 2023)

Ftesa për të shkuar Leon Saliu në Barcelonë, në pranverën e vitit 2023, vjen pas paraqitjes së tij të jashtëzankonshme në kampin “Barça Academy Camp Swiss” të mbajtur në Lozanë, në javën e fundit të muajit Tetor të këtij viti.

Leon Salihu ka lindur me 31.10.2013, në qytetin e Biel/Bienne-s në Zvicër, me prejardhje nga Ferizaj i Republikës së Kosovës.
Me futboll ka filluar në moshën 8-të vjeçare, në Akademinë e FC Biel/Bienne-s, në E-10.

Me t’i mbushur 9 vjeç, me rekomandim të trajnerëve të ekipit të akademisë së FC Biel/Bienne-s, Leoni kalon për luajtur me ekipin E-11.
Fillimet e para më Sport, Leoni i ka në karate, që në moshën 3 vjeçare, duke u stërvitur dhe përgatitur në klubin e babait të tij, ish karateistit të mirënjohur shqiptar në Zvicër, Shqiprim Salihut, përkrahësit të parë dhe më të madh të emisionit Sporti Shqiptar në Mërgim.

Si Shqiptar, si Gazetar, si Autor dhe Udhëheqës i emisionit Sporti Shqiptar në Mërgim, sonte jam Krenar dhe i Lumtur që Leon Salihu është përzgjedhur të jetë pjesë e ekipit të Zvcircës (Team Swiss), në edicionin e 10-të, të Barça Academy World Cup 2023.

Më bën ta shënoj këtë rast, fakti që, me Sportin Shqiptar në Mërgim, mu dha rasti e mundësia që Leonin ta shohë nga afër më kampin që u mbajtë në Lozanë dhe gjithashtu ta inçizoj dhe përgatiti një emision për kampin dhe në veçanti një video me momenetet e tija nga ky Kamp.

Leon, ec në rrugën e nisur, e ke dhuntinë nga Zoti, shfrytëzoje. Përkrahja jonë nuk do të mungoje.
Ndero familjen, bëje krenar kombin!
Forca 🇦🇱🇽🇰

Bern, me 14 Nëntor 2022


administrator

Lini një Përgjigje