Këshilli Rinor organizoi mbledhjen e hapur me të rinjtë e Gostivarit për dhënien e ideve të cilat do të shndërrohen në projekte

Gostivar, 28 dhjetor – Këshilli Rinor i Komunës së Gostivarit, në suaza të aktiviteteve për përpilimin e projekteve që do të realizohen brenda vitit 2016, organizoi mbledhje të hapur me anëtarët, organizatat joqeveritare dhe të rinjtë e Komunës së Gostivarit.

Sefer Selimi, koordinator i Këshillit Rinor, potencoi që qëllimi i takimit ishte dhënia dhe grumbullimi i ideve nga pjesëmarrësit, me qëllim që këto ide të trajtohen dhe të përfshihen si projekte që do të realizohen brenda vitit që vjen.

“Duke ndjekur praktiken e viteve paraprake, Këshilli Rinor organizoi mbledhjen e hapur plenare ku ishin të ftuar të gjithë anëtarët, organizatat joqeveritare dhe te rinjtë e Komunës së Gostivarit, me qëllim për të propozuar aktivitete dhe projekte të cilat priten të organizohen në vitin 2016. Interesimi ishte i jashtëzakonshëm. Më shumë se 100 të rinj që ishin prezent diskutuan rreth propozimeve të cilat pritet të marrin edhe miratimin e kryesisë së Këshillit Rinor, dhe të njëjtat të  dorëzohen në Këshillin Komunal të Komunës së Gostivarit për miratim”, shtoi Selimi.

Nënkryetarja e Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit, Simona Llazaravo përgëzoi të rinjtë e Gostivarit për idetë konstruktive të shpalosura me këtë rast, duke shtuar se Këshilli Rinor do të bëje çmos që projektet më të rëndësishme të përfshihen në programin për vitit 2016.  

 

 908 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: