Rritje të rrogave për specialistët dhe mjekët në ndihmën e shpejtë

Shkup, 27 dhjetor 2015 – Vitin e ardhshëm të gjithë specialistët në shtëpitë shëndetësore në Maqedoni do të marrin rritje të rrogave për rreth 4.000 denarë ose 14,5 për qind, ndërsa mjekët e praktikës së përgjithshme nga Ndihma e shpejtë mjekësore rreth 2.700 denarë ose 11 për qind.

Ashtu siç informon sot ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov dinamika parashikon mjekët rritjen ta marrin në mënyrë etapore, për tre herë, me çka deri në fund të vitit ta marrin të gjithë rritjen.

“Javën e kaluar e kemi nënshkruar aneksin e Marrëveshjes kolektive me Sindikatën me të cilën, mes të tjerash u mundësua rritja e rrogave të mjekëve specialistë të cilët punojnë në shtëpitë shëndetësore. Vetëm këtu në Shtëpinë Shëndetësore Shkup ka 159 specialistë të cilët do të marrin rritje prej rreth 4000 denarësh. Rritja sipas dinamikës që është bërë me sindikatën do të jetë në tre pjesë. E para do të jetë në shkurt, e dyta në qershor dhe e treta në dhjetor. Në çdo rast vitin e ardhshëm do ta përfundojnë komplet me rrogë të rritur prej 4 mijë denarësh”, theksoi ministri Todorov duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Shtëpinë Shëndetësore Shkup.

Krahas kësaj, shtoi, e rëndësishme është që në marrëveshjen kolektive u parashikua edhe rritja e rrogave të mjekëve të praktikës së përgjithshme në Ndihmën e shpejtë mjekësore.

Këtu, tha Todorov, rritja është në vlerë prej rreth 2.700 denarësh ose rreth 11 për qind dhe ka të bëjë me të gjithë mjekët të cilët punojnë në Ndihmën e shpejtë mjekësore në të gjitha shtëpitë shëndetësore në shtet. /Radio Vala

 925 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: