Belma Beba, Yll i sportit shqiptar në vitin 2015 dhe hendbolliste më e mirë në KHF Kastrioti Ferizaj

Gostivar, me 27 dhjetor 2015

Hendbollistja nga Gostivari, Belma Beba është shpallur sportistja më e mirë shqiptare në Maqedoni në vitin 2015. Beba gjithashtu është shpallur edhe hendbosllistja më e mirë në Klubin e Hendbollit për vajza “Kastrioti nga Ferizaji. 

“Ndihem shumë e lumtur për çmimet e mara me ekip dhe ato personale. Me këtë rast dua tu falënderohem bashkëlojtarëve të mia, trajnerin tim Xhavit Morina se pa ndihmën e tyre sigurisht që nuk do të mund ti merrja këto dy shpërblime sonte. Dhe me këtë rast dua tu uroj festat e fundvitit dhe Vitin e ri 2016, të gjithë sportisteve, në të gjitha trevat shqiptare”, thekson hendollistja më e mirë shqiptare, Belma Beba.

Kujtojmë që dje Televizioni Art nga Tetova në bashkëpunim me Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri (LSHFA), me kryetarin Qani Sulejmani, bën shpalljen e sportistëve më të mirë për vitin 2015. /Radio Vala

 828 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Mërgim 41 (06.09.20) Alketa Rama, futbolliste

Sporti Shqiptar në Mërgim emisioni i 41-të Bashkëbiseduese: Alketa Rama, futbolliste e FC Zürich-ut U19 …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: