Ahmeti: Zgjedhjet do të mbahen ashtu siç është parashikuar me marrëveshjen

Kërçovë, 27 dhjetor 2015 – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dje në Kërçovë rekomandoi se zgjedhjet do të mbahen  ashtu siç është parashikuar me marrëveshjen.

Sipas tij, arsye  të jetë më ndryshe nuk ka.

“Gjithçka që kemi dakorduar në tërësi është plotësuar përveç pjesës për mediat”, theksoi Ahmeti para anëtarëve dhe simpatizantëve të BDI-së.

Lideri i BDI-së i cili ishte shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij Musa Xhaferi dhe Bekim Neziri, u fokusua edhe në çështjet e tjera aktuale në vend.

“Kriza filloi me bojkotin e opozitës, ndërsa vazhdoi me bombat. U munduan në këtë periudhë disa qarqe të imponojnë  atmosferë të sjelljes gjoja korruptuese dhe të pahijshme të funksionarëve tanë të lartë që të fusin përçarje në rradhët e BDI-së, por, në çdo pus ka bakterie. Ne kundër së keqes së bashku do të luftojmë  siç luftojmë së bashku për të mirën”, tha Ahmeti. /Radio Vala

 783 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: