Nga viti i ardhshëm ndihmë më të madhe për mbrojtje nga varfëria energjitike

Shkup, 26 dhjetor 2015 – Përdoruesit e ndihmës për mbrojtje nga varfëria energjitike në vitin 2016, në vend të 800 denarëve subvencion siç kanë marrë deri tani, do të marrin 900, ndërsa në vitin 2017, 1000 denarë, paralajmëroi sot kryeministri Nikolla Gruevski. 

Projekti që filloi në vitin 2010 vazhdon, theksoi Gruevski, siç ishte premtuar në programin qeveritar. Për këtë qëllim në buxhetin shtetëror janë parashikuar 1,5 milionë euro. 

“Në programin tonë premtuam se në vitin 2016 ndihma nga 800 do të rritet në 900 denarë, ndërsa në vitin 2017 deri në 100 denarë. Kjo edhe do të realizohet, theksoi kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas lëshimit në përdorim të garazhit të ri me kate  dhe sheshit në qendrën e Shkupit. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: