Në fshatin Balindoll zgjidhet problemi me Energjinë Elektrike me vendosjen e trafos së re

Balindoll, me 26 dhjetor 2015

Një shumë vjeçar i banorëve të fshatit Balindoll të komunës së Gostivarit, me Energjinë Elektrike zgjidhet me vendosjen e trafostacionit të ri. Pas vendosjes së trafo, do të bëhet edhe ndërrimi i shtyllave të drurit me shtylla prej betoni. 

Këshilltari komunal nga fshati Balindoll, Bafqar Nuredini në një prononcim për Radio Vala, tha se bëhet fjalë për një problem shumë vjeçar dhe se zgjedhjeve lokale të vitit 2013 dhe fitores kandidatit të BDI-së në Komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta, banorët e fshatit kanë kërkuar që t’i ndihmohen në zgjedhjen e këtij problemi. Nuredini i falënderon edhe përfaqësuesit e Bashkësisë Lokale dhe të EVN-së që kontribuuan në realizimin e këtij investimi të rëndësishëm dhe me vlerë. 

“Ka disa vite që në fshat nuk është bë as një kyçje e shtëpive të reja në rrjet, për shkak të kapacitet të vogël të transformatorit të vjetër. Numri i shtëpive të reja pa rrymë ka arritur në 46 dhe vazhdojnë të ndërtohen shtëpi të reja. Këtë shqetësim e paraqita te kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, Shefi i Kabinetit, Bashkim Hasani dhe Udhëheqësit i Sektorit të Urbanizimit, Jeton Salija. Kryetari Bejta bisedoji me përfaqësuesit e EVN-së dhe unë bashkë me udhëheqësin e Sektorit të Urbanizmit, Jeton Salija ua siguruam përfaqësuesve të EVN-së, personat kush janë pa rrymë dhe komuna ua siguroji të gjitha dokumentet e nevojshme që të ndërtohet trafoja e re. Me trafon e re zgjidhet problemi i kyçjes së 46 shtëpive ekzistuese në rrjetin e energjisë elektrike dhe përforcohet rryma elektrike. Gjithë investimi kushton 120 mijë euro”, theksoi këshilltari i komunal nga radhët e BDI-së, Bafqar Nuredini. 

Kujtojmë që problemin me energjinë elektrike e zgjodhën edhe banorët e Lagjes Banjeshnica në Gostivar, ku gjatë vitit 2014 u vendos trafo e re. 

Radio Vala

 888 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: