Këshilli i Komunës së Kërçovës e miratoi buxhetin për vitin 2016 i cili është rreth 13 milionë euro

Kërçovë, 25 dhjetor 2015 – Këshilli i komunës së Kërçovës sot e miratoi buxhetin e komunës për vitin 2016, i cili është rreth 13 milionë euro.

Me buxhetin janë miratuar programet për zhvillime në sferën e kulturës, sportit, mbrojtjes sociale, zhvillimeve lokale ekonomike dhe mjedisit jetësor.

Në seancën para këshilltarëve fjalim pati kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili pasi iu falënderuar këshilltarëve për bashkëpunimin konstruktiv në periudhën e kaluar ju bëri thirrje ta miratojnë buxhetin pasi që, siç tha, është gjithëpërfshirës, ndërsa në të janë vendosur shumë propozime prej qytetarëve të dhëna në debate publike.

“Pjesa më e madhe e buxhetit e përfshin arsimin, me ç’rast janë ndarë rreth 6,5 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër është dedikuar për komponentën zhvillimore”, tha Dehari.

Sipas kryetarit të komunës Dehari, në buxhet nuk janë përfshirë ato fonde prej, siç tha, fazës së parë dhe të dytë për ndërtimin e rrjeteve të kanalizimit dhe stacionit për pastrim për ujërat e zeza i cili pritet të ndërtohet vitin e ardhshëm, ndërsa vlera e përgjithshme e së cilit është 12 milionë euro. /Radio Vala

 661 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: